18/06/2026
Ka arritur moshën e pensionimit z. Mentor Zejna, zyrtar për përkthimeve në Gjykatën Themelore në Ferizaj
Ferizaj, 18 qershor 2026 - Kryetari i gjykatës, gjyqtarët dhe stafi administrative, z. Zejna i urojnë pensionimin, duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në vitet në vijim, njëherit e falënderojnë për përkushtimin dhe kontributin e dhënë si zyrtar për përkthim në sistemin gjyqësorë.
Me këtë rast Kryetari Gjykatës Themelore në Ferizaj Mustaf Tahiri, ka ndarë mirënjohje falënderimi për z. Mentor Zejna për kontributin e tij, dhënë në sistemin gjyqësor.
18/06/2026
Takim i hapur me qytetarë
Gjykata Themelore në Ferizaj ka planifikuar të mbajë takim të hapur me qytetarë.
Takimi do të mbahet më 22 qershor 2026 (ditë e hënë), me fillim në ora 13:30, në sallën numër 1, kati 1, në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur!
https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/06/18/takim-i-hapur-me-qytetare-3/
17/06/2026
Mbahet procesi zgjedhor për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Ferizaj
Ferizaj, 17 qershor 2026 – Komisioni i emëruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i kryesuar nga Ahmet Imami dhe i përbërë nga anëtarët Afërdita Bytyçi dhe Fahret Vellija, ka mbikëqyrur zhvillimin e procesit zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
🖇️ https://www.gjyqesori-rks.org/2026/06/17/ne-gjykaten-themelore-ne-ferizaj-zgjidhet-kandidati-per-anetare-te-keshillit-gjyqesor-te-kosoves/
16/06/2026
Dënim burgimi ndaj të pandehurit F.A., për veprën penale kanosja
Ferizaj, 16 qershor 2026 - Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.A., për shkak të veprës penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, e kryesuar nga gjyqtarja e vetme gjykuese Mimoza Maloku Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin F.A., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi efektiv në kohëzgjatje prej një (1) viti,
I pandehuri akuzohet se më datë 8 mars 2026, rreth orës 11:45, në një fshat në Komunën e Ferizajt, me qëllim të frikësimit e kanos të dëmtuarin – akuzuarin V.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme dhe shqetësimeve të vazhdueshme që i`a bënte i akuzuari lidhur me pronën, ashtu që me dashje dhe me qëllim të frikësimit me mjet (sopatë) e mbanë lartë në pozicion të përshtatshëm për t`i shkaktuar lëndime trupore, pastaj e kanos me fjalë “qetash ta ... (fjalë fyese)... e nanës që po mi thirr policinë” me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën e tij.
Me aktvendim të veçantë të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar. Kjo masë të pandehurit i është caktuar me arsyetimin se në seancën fillestare të mbajtur më datë 16 qershor 2026 pasi që i njëjti ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet, i njëjti përsëri e ka kanosur të dëmtuarin – akuzuarin V.M. Ashtu mes tjerash ka thënë: “nuk jam penduar për këto veprime dhe me gjak do ta paguaj sakicën djali i vëllait të tij që' është polic dhe unë nuk e la këtë punë me kaq dhe e njoftoj se radion nuk e ndali kurrë e përjetë”.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.
https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/06/16/shpallet-fajtor-i-pandehurit-f-a-per-vepren-penale-kanosja/
16/06/2026
Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj priti në takim përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë
Ferizaj, 16 qershor 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, sot priti në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me bashkëpuntorët e tij.
Takimi është realizuar për qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe identifikimit të nevojave për zhvillim profesional të stafit gjyqësor.
Në takim është diskutuar për nevojat trajnuese të gjyqtarëve dhe stafit administrative të kësaj gjykate, sfidat me të cilat përballen në ushtrimin e detyrave të tyre, si dhe mundësit për avancimin e kapaciteteve profesionale përmes programeve të specializuara të Akademisë së Drejtësisë. Tutje, konsideruan se komunikimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve kontribuojnë në përcaktimin e prioriteteve të përbashkëta për zhvillime profesionale.
Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë shprehën qëndrimin se ky proces konsultativ synon të siguroj që programet trajnuese të hartohen në përputhje me nevojat reale të sistemit gjyqësor, duke u bazuar në diskutime të drejtpërdrejta me institucionet përfituese.
Në vijim të diskutimeve, Kryetari, Tahiri shpreh disponim për vazhdimin e bashkëpunimit me Akademin e Drejtësisë, duke theksuar rendësinë e ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale si një element kyç për rritjen e efikasitetit, cilësisë dhe besueshmërisë së sistemit gjyqësor.
Në fund të takimit, të dy institucionet zotuan vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor si dhe forcimin e kapaciteteve në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve.
https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/06/16/kryetari-i-gjykates-themelore-ne-ferizaj-priti-ne-takim-perfaqesuesit-e-akademise-se-drejtesise/
02/06/2026
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot filloi punën gjyqtarja Besarta Sejdiu
Ferizaj, 2 qershor 2026 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri ka pritur në takim gjyqtaren Besarta Sejdiu, e cila është transferuar nga Gjykata Themelore Gjilan, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Në këtë takim, kryetari Tahiri i uroj mirëseardhje gjyqtares Sejdiu, duke i dëshiruar suksese në punë dhe duke i ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë, i njëjti theksoi se ky transferim do të kontribojë në zgjidhjen dhe efikasitetin e trajtimit të lëndëve në gjykatë.
29/05/2026
Gjyqtari Dardan Maloku nderohet me mirënjohje nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj
Ferizaj, 29 maj 2026, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka organizuar takim përshëndetës për gjyqtarin e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal, Dardan Maloku, i cili pas një përvoje mbi 3 vite si gjyqtar në këtë gjykatë, është transferuar në Gjykatēn Themelore në Gjilan.
Me këtë rast, kryetari i gjykatës, kolegët gjyqtar/e dhe stafi Administrativ, duke e falenderuar dhe përgëzuar gjyqtarin Maloku, për kontributin e dhënë si gjyqtar në këtë Gjykatë, i uruan suksese në vazhdimin e rrugëtimit të tij profesional si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Në shenjë respekti për kontributin e dhënë në këtë Gjykatë, kryetari Tahiri ka ndarë mirënjohje falenderimi për gjyqtarin Dardan Maloku.
18/05/2026
Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj priti në takim Ministren e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz
Ferizaj, 18 maj 2026 – Kryetari i Gjykata Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, priti sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë të Republikës së Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me bashkëpunëtorët e saj.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët ndërinstitucional, me theks të veçantë funksionimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, efikasitetin e punës së gjykatës, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe koordinimin institucional në kuadër të reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit.
Gjatë takimit, Kryetari Tahiri prezantoi të arriturat dhe prioritetet e Gjykata Themelore në Ferizaj, dhe e informoi Ministren lidhur me rezultatet në ngritjen e efikasitetit, qasjen në drejtësi dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në ushtrimin e kompetencave të tij.
Nga ana e saj, Ministrja Gërvalla-Schwarz ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës për mbështetjen e institucioneve gjyqësore, në funksion të avancimit të reformave në drejtësi, forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit, si dhe nevoja për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së efektivitetit të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/05/18/kryetari-i-gjykates-themelore-ne-ferizaj-priti-ne-takim-ministren-e-drejtesise-donika-gervalla-schwarz/
15/05/2026
11 muaj burgim, 6.000.00 euro gjobë dhe 5 vite dënim plotësues ndaj të pandehurës M.A., për veprat penale në vazhdim keqtrajtim apo braktisja e fëmijës dhe lëndimi i lehtë trupor
Ferizaj, 15 maj 2026 - Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.A., për shkak të veprave penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77; lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurën M.A., e shpalli fajtore dhe të njëjtën e gjykoi për veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) muaj i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, për të cilën me pëlqimin e të pandehurës i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej gjashtëmijë (6.000.00) €. Në bazë të nenit 76 paragrafi 2 të KPRK-së të pandehurën e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej gjashtëmijë (6.000.00) €. Gjithashtu, konform nenit 63 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së të pandehurës i shqipton dënim plotësuese ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së edukatores në kohëzgjatje prej pesë (5) vite.
I
E pandehura M.A., akuzohet se më datë 4 nëntor 2025 dhe 5 nëntor 2025, në vazhdimësi, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në një kopsht të fëmijëve “M.” në Ferizaj, e pandehura ka keqpërdor të drejtat e saj të cilat i kishte si edukatore, e të cilës i ishin besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes dy fëmijët e moshës 2 vjeçar, pra me dashje i ka keqtrajtuar ata duke përdorur masa fizike dhe mendore, duke i detyruar me dhunë për të fjetur, duke i shtyrë, tërhequr për flokë dhe përplasur për dysheme të dëmtuarit – fëmijët, me të cilin veprim ka kryer në vazhdim veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
II
Më datë 5 nëntor 2025, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në Ferizaj, në një kopsht të fëmijëve “M.” në Ferizaj, e pandehura e sulmon me dashje njërin të dëmtuar fëmijë dy vjeçar, pra viktimë e ndjeshme, i cili asaj i`u kishte besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes në atë mënyrë që e kap për flokë e tërheqë duke i`a dëmtuar – shkulur flokët si dhe duke i`a dëmtuar lëkurën në atë pjesë të kokës, pra duke i shkaktuar lëndime të lehta trupor – gjendje pas kontuzionit (ndrydhjes) në kokë, lëndime këto të përshkruara në akt ekspertimin mjeko – ligjor të datës 25 nëntor 2025, me të cilin veprim ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.
https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/2026/05/15/11-muaj-burgim-6-000-00-euro-gjobe-dhe-5-vite-denim-plotesues-ndaj-te-pandehures-m-a-per-veprat-penale-ne-vazhdim-keqtrajtim-apo-braktisja-e-femijes-dhe-lendimi-i-lehte-trupor/
08/05/2026
1 muaj paraburgim ndaj V.N.
Ferizaj, 8 maj 2026 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se:
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 prill 2026, rreth orës 19:00, në një rrugë në Ferizaj, i pandehuri me dashje dhe në bashkëveprim së bashku edhe me të pandehurit A.L. dhe R.J., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke përdor emra të rreme (A. dhe B.), i vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F. dhe Rr.K., duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”, ashtu që për realizmin e kësaj skeme fillimisht sigurojnë një lokal me qira dhe caktojnë takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arrijnë që të njëjtëve t’ua marrin shumën e të hollave prej 12,000.00 Euro, të cilat të holla sipas planit paraprak, i fusin në një çantë me ngjyrë të gjelbert, i vendosin në një dollap brenda lokalit, në të cilin paraprakisht kishin hapur një vrimë nga pjesa e pasme, përmes së cilës i marrin të hollat pa dijeninë e të dëmtuarve, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative arrihet të zbulohet se të pandehurit përsëri do të vepronin skemën e njëjtë në një rrugë në Kaçanik, duke marr një lokal me qera dhe duke caktuar takimin në atë lokal, ashtu që pas reagimit të hetuesve policor arrihen që pandehurit A.L. dhe R.J. të arrestohen në vend ngjarje, ndërsa i pandehuri V.N. arrinë të arratiset.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.