Protestat kundër Hashim Thaçit janë dëshmi se Serbia vazhdon të ndjekë të njëjtën qasje ndaj luftës sonë çlirimtare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.
Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Të bashkuar, me vendosmëri dhe besim në drejtësinë e kauzës sonë, do të vazhdojmë drejt qëllimeve tona kombëtare.
Shpërndaje.
PDK - Dega Ferizaj
Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës- Dega në Ferizaj
13/06/2026
Tri figura markante të kombit, që me përkushtim, urtësi dhe atdhedashuri vazhdojnë të ndjekin rrugën e rilindësve shqiptarë.
Në kohë të ndryshme, por me të njëjtin ideal: shërbimin ndaj vendit, ruajtjen e vlerave kombëtare dhe punën e palodhshme për të ardhmen e Kosovës.
Rilindësit e kohës moderne, të bashkuar çdo herë për interesin e qytetarëve dhe të kombit.
12/06/2026
Sot shënojmë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ditën më të shenjtë në historinë tonë të re. Më 12 qershor 1999, trupat e NATO-s së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i dhanë fund robërisë dhe shtypjes shekullore serbe dhe hapën rrugën drejt lirisë, dinjitetit, ndërtimit dhe pavarësisë së shtetit tonë.
Kjo ditë është përkujtim i sakrificës, qëndresës dhe gjakut të derdhur për lirinë që gëzojmë sot. Me respekt dhe mirënjohje për dëshmorët, martirët, familjet e tyre, dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme për të rënët për liri!
Urime 12 Qershori - Dita e Çlirimit të Kosovës!
10/06/2026
Sot feston ditëlindjen kryetari ynë, Agim Aliu, një personalitet që me punë, përkushtim dhe vizion ka lënë gjurmë të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Ferizajt.
Në këtë ditë të veçantë, strukturat drejtuese të Degës së PDK-së i shprehin urimet më të përzemërta, duke i dëshiruar shëndet të plotë, lumturi familjare, jetë të gjatë dhe suksese të pandërprera në çdo sfidë dhe përgjegjësi që merr përsipër.
Qoftë gjithmonë i rrethuar me njerëzit më të dashur dhe me energjinë për të vazhduar punën në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë.
Urime ditëlindjen, kryetar Agim Aliu! Të paqim gjithmonë me shëndet, mbarësi dhe suksese! 🎉🎂
10/06/2026
10/06/2026
Sot, 148 vite nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kujtojmë dhe nderojmë një nga ngjarjet më të rëndësishme historike në kuadër të organizimeve kombëtare shqiptare. Programi kombëtar i Lidhjes ka qenë udhërrëfyes i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare deri te Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e Kosovës e cila së bashku me miq ndërkombëtar, realizoi lirinë dhe krijoj kushtet për të shpallur pavarësinë e Kosovës.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një simbol i unitetit, vendosmërisë dhe aspiratës për liri, një ngjarje që vazhdon të rezonojë fuqishëm në kujtesën kombëtare dhe të udhëheqë rrugën e shqiptarëve drejt një të ardhmeje më të ndritur.
10/06/2026
Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me bashkëveprimtarin, bashkëluftëtarin dhe një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë të re, ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mikun tim Azem Syla - Daja.
Respekt i veçantë për njeriun që në kohët më vendimtare për Kosovën dha kontribut të çmuar në shërbim të lirisë dhe të ardhmes së vendit tonë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Rr. “Dëshmorët E Kombit”
Ferizaj
70000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |
