Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë

Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë, Public utility company, Fushë Kosovë.

10/06/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar qytetarë të fshatrave Miradi e Poshtme dhe Miradi e Epërme,

Ju njoftojmë se, pas tejkalimit të problemeve teknike dhe defekteve që kanë ndikuar në ofrimin e shërbimit gjatë dy muajve të fundit,
nesër do të realizohet grumbullimi i mbeturinave në të dy fshatrat.

Ju falënderojmë për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt,

Njësia KRM “Pastrimi” – Fushë Kosovë

10/06/2026

NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË FUSHË KOSOVËS

Të nderuar qytetarë,

Pas një periudhe prej rreth dy muajsh, gjatë së cilës Njësia KRM “Pastrimi” në Fushë Kosovë ka operuar kryesisht me vetëm dy kamionë për shkak të defekteve teknike në flotë, ju njoftojmë se nga sot flotës sonë i janë rikthyer edhe dy kamionë të tjerë të riparuar.

Nga sot Njesia jon kemi filluar të operojm me
4 Kamion në teren si dhe shpejt presim të riparohet edhe kamioni i pestë që do të na ndihmon shumë në arritjen e kryerjes së shërbimeve në kohë reale sipas planit operativ në bashkëpunim me Drejtorin e Shërbimeve Publike Fushë Kosovë!

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave, duke rritur kapacitetet operative dhe efikasitetin në terren.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Ekipet tona do të vazhdojnë angazhimin maksimal për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të rregullta për të gjithë banorët e komunës sonë.

Me respekt,

Njësia KRM “Pastrimi” – Fushë Kosovë

Photos from Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi Sh.A's post 19/02/2026
Photos from Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë's post 10/01/2026

NJOFTIM PUBLIK

Të nderuar qytetarë,

Pas disa defekteve teknike dhe mungesës së përkohshme të kamionëve për terren, kemi pasur vonesa në grumbullimin e mbeturinave në disa zona. Kjo situatë ka qenë e padëshiruar dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve.

Dua të theksoj se problemi nuk ka qenë neglizhencë apo mosangazhim, por një vështirësi reale teknike dhe operative, e cila tashmë është duke u tejkaluar. Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerje për ta normalizuar gjendjen dhe pastrimi i zonave të prekura ka filluar dhe po vazhdon me intensitet të shtuar.

Sa i përket raportimeve dhe sulmeve në disa portale, vlerësojmë lirinë e medias, por kërkojmë që informacioni të jetë i balancuar, korrekt dhe i bazuar në fakte, duke marrë parasysh rrethanat reale në terren dhe mungesen e Kamioneve gjatë kësaj periudhe kohore!

Ne mbesim të përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe ndaj qytetarëve, dhe do të vazhdojmë të punojmë që situata të mos përsëritet, përmes përmirësimit të kapaciteteve teknike dhe sigurimi i kamioneve për
të realizaur shërbimin sipas planit operativ!

Faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Me respekt:

Njësia Operative Krm"Pastrimi" Fushë Kosovë

Photos from Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë's post 10/05/2025

NJOFTIM PËR QYTETARËT

RRUGA HAJRULLAH ZYMI
Model Sllovenia Objekti 41

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se si pasojë e veturave të parkuara në mënyrë të parregullt përgjatë rrugës Hajrullah Zymi, po hasim vështirësi serioze në ofrimin e shërbimeve të rregullta për grumbullimin e mbeturinave.

Automjetet e kompanisë sonë nuk kanë mundësi të qasen në hyrje të rrugës për shkak të bllokimit apo kalimit,gjë që jo vetëm pengon kryerjen e shërbimeve, por ndikon edhe në cilësinë e jetës së të gjithë banorëve të kësaj zone për një ambient me te pastër☘️🌴

Lusim të gjithë qytetarët që të shmangin parkimin e veturave në mënyrë që bllokon rrugën dhe të kenë kujdes të veçantë për t’u siguruar që hapësira të mbetet e lirë për qarkullimin e automjeteve të shërbimit!

Me respekt,
Krm" Pastrimi" Njësia Fushë Kosovë

Photos from Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë's post 16/09/2024

Ekipet e KRM “Pastrimi, Sh.A, Njësia Fushë Kosovë, sot kanë bërë pastrimin e mbeturinave në Rr. “Hajrullah Zymi” ,në bashkëpunim me Drejtorin e Shërbimeve Publike Komuna Fushë Kosovë!

Këto mbeturina kanë mbetë pa u larguar që disa ditë për shkak të punimëve nga ana e Komunës së Fushë Kosovës, dhe qasja e kamionit për largimin e mbeturimave ka qenë e pamumdur.

Pavarsisht që punët ende vazhdojnë, ekipet tona kanë gjetur mundësinë të largojnë mbeturinat. Fotot në vazhdim pasqyrojnë punën e kryer me përkushtim.

Photos from Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë's post 13/06/2024

Vazhdojm aktivitetin me largimin e mbeturinave Inerte dhe të vëllimshme, pastrimin afër pikave grumbulluese me ekipet tona te terenit!

Rruga Bedri Pejani☘️

Për një Ambient me të pastër☘️🌴☘️

Në bashkëpunim me Drejtoria e Shërbimeve Publike Fushë Kosovë!

Photos from Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë's post 12/06/2024

Puna e pandalshme e ekipëve profesionale të Kompanisë “Pastrimi”, Sh.A për pastërti dhe ambient po vazhdon me intensitet dhe përkushtim të lartë!

Kështu, Njësia Operuese Fushë Kosovë, përveç largimit dhe grumbullimit të mbeturina po vazhdon edhe me larjen 💦 dhe dezinfektimin e pikave të kontejnerëve në qytet.

i pastër shëndeti ynë🍀🌳🌿💦

Photos from Krm "Pastrimi" Njësia Operative Fushë Kosovë's post 13/02/2024

KRM"Pastrimi"Sh.A Njo. Fushë Kosovë përfituese e infrastrukturës mbështetëse, donacion nga GIZ-i organizuar nga PAMKOS!

Sot, në një ceremoni të organizuar në objektin
Krm"Pastrimi" Njo. Fushë Kosovë me pjesëmarrjen e GIZ-it përfaqësuar nga Stefan Mager Udhëheqës i Projektit dhe Asociacioni “PAMKOS” përfaqësuar nga Merlina Beu Muçaj, Drejtoreshë Ekzekutive dhe Kryeshefi Ekzekutiv Petrit Reçica kanë nënshkruar marrëveshjen për pranimin e donacionit me kontenjerë 240 L në kuadër të planeve për menaxhimin sa më cilësor të mbeturinave!

🍀
"Pastrimi"🌲

10/02/2024

Njoftim

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A njofton që do të bëjë procedimin e lëndëve tek Përmbaruesi Privat për klientët që kanë borxhe ndaj kompanisë sonë.

Afati kohor i përmbushjes së obligimëve për pagesë të faturës së mbeturinave është në afat prej 7-ditëve, nga dt. 12 Shkurt deri 19 Shkurt 2024.

Ftojmë gjithë klientët të përmbushin obligimet brenda afatit të parashikuar, sepse në rast të mos pagesës brenda këtij afati borxhet e pa paguara do të procedohen tek Përmbaruesi Privat.

Want your business to be the top-listed Government Service in Fushë Kosovë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Fushë Kosovë