Komuna Malishevë

Komuna Malishevë

Share

Faqja e Malishevës është faqe në të cilën qytetarët e Komunës sonë dhe të tjerë, mund të

Photos from Komuna Malishevë's post 26/06/2026

Konkurs për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe në Malishevë dhe Kijevë

25/06/2026
22/06/2026

DREJTORIA E INSPEKTORIATIT
Drejtor: Jakup Gashi

NJOFTIM PËR TË GJITHA BIZNESET NË QYTETIN E MALISHEVËS

Të nderuar përfaqësues të bizneseve,

Duke pasur parasysh shërbimin e grumbullimit të mbeturinave që kompania Eko Regjioni ofron për bizneset në qytetin e Malishevës, dy herë në ditë, respektivisht në ora 07:00 dhe 19:00, ju njoftojmë dhe njëkohësisht ju kërkojmë që t’i përmbaheni me përpikëri këtij orari.

Mbeturinat duhet të vendosen për grumbullim vetëm në oraret e përcaktuara dhe në asnjë rast pas kalimit të tyre.

Bizneset ose personat që hedhin mbeturina jashtë orarit të caktuar do të identifikohen nga Inspektorati Komunal dhe ndaj tyre do të ndërmerren masat ligjore të parapara, përfshirë shqiptimin e gjobave sipas legjislacionit në fuqi.

Duke qenë se gjatë sezonit veror mbeturinat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e ndotjes dhe cenimin e higjienës publike, Inspektoriati Komunal do të ushtrojë monitorim të vazhdueshëm në terren për të siguruar respektimin e këtij njoftimi.

Ftojmë të gjitha bizneset të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, rendit dhe mjedisit të qytetit tonë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Data: 22.06.2026
Drejtoria e Inspektoriatit
Jakup Gashi

19/06/2026

Njoftim nga:
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Sektori për Emergjenca

APEL PËR KUJDES NGA ZJARRET
Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.
Reagimi ne rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!
Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë.
•Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga secili vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:
•Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,
•Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192,
•Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 194.

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.

ZJARR-VËNIET E QËLLIMTA, SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Photos from Komuna Malishevë's post 18/06/2026

U mbajt takimi “Përfshirja e Grave në Listat Zgjedhore dhe Roli dhe Rëndësia e Tyre në Vendimmarrje”

Në një atmosferë diskutimi dhe bashkëpunimi, u mbajt takimi me temën “Roli i Grave në Listat Zgjedhore dhe Rëndësia e Tyre në Vendimmarrje”, i organizuar nga zyrtarja për Barazi Gjinore-Vera Bytyqi.

Në këtë aktivitet morën pjesë Shefja e Kabinetit të Kryetarit- Blerta Krasniqi, zyrtarë administrativë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe përfaqësues të subjekteve politike.

Gjatë takimit u diskutua për fuqizimin e rolit të grave në proceset vendimmarrëse, sfidat me të cilat ato përballen dhe rëndësia e përfaqësimit të barabartë në institucionet publike.

Duke theksuar nevojën për një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të grave në jetën politike, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyqi, u shpreh se: “Përfshirja e grave në listat zgjedhore dhe në vendimmarrje nuk duhet të shihet vetëm si përmbushje e kuotës gjinore, por si një vlerë dhe domosdoshmëri për zhvillimin demokratik të shoqërisë.”

Pjesëmarrësit vlerësuan se rritja e rolit të grave në politikë dhe institucione kontribuon në vendimmarrje më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më afër nevojave të qytetarëve.

Photos from Komuna Malishevë's post 17/06/2026

Pamje nga koncerti festiv i mbajtur mbrëmë në Malishevë, në kuadër të shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Want your business to be the top-listed Government Service in Malishevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Malishevë
24000