Komuna e Pejës

Komuna e Pejës

Share

Komuna e Pejës
Zyra e Informimit Publik Pejë / Offical
https://peja.rks-gov.net

22/06/2026

NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT E KOMUNËS SË PEJËS

Drejtoria për Buxhet dhe Financa, përkatësisht Sektori i Tatimit në Pronë njofton të gjithë tatimpaguesit se 30 qershor 2026 është afati ligjor për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë.

Pas kësaj date, ndaj detyrimeve të papaguara do të aplikohen: dënim në shumën prej 10% të ngarkesës dhe kamatë prej 0.65%.

Photos from Komuna e Pejës's post 22/06/2026

TAKIMI PUBLIK ME QYTETARË PËR GJASHTËMUJORIN E PARË PËR VITIN 2026

Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës u mbajt takimi i parë publik me qytetarë për vitin 2026, ku të gjithë të interesuarit patën mundësinë të informohen drejtpërdrejt nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme, që janë në kompetencat e pushtetit lokal dhe për të cilat qytetarët kanë shprehur interesim, si: puna dhe prioritetet e Komunës së Pejës, buxheti, infrastruktura rrugore dhe komunale, shërbimet administrative komunale, si dhe tema të tjera me rëndësi për komunitetin.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri prezantoi Raportin e Punës për periudhën janar–qershor 2026.

Pas prezantimit, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, gjatë të cilit qytetarët parashtruan pyetje dhe kërkesa lidhur me projektet, që prekin komunitetin e tyre, duke marrë përgjigje të drejtpërdrejta nga Kryetari Muhaxheri.

Rëndësi e veçantë iu kushtua pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, të cilët dhanë kontributin e tyre përmes ideve dhe sugjerimeve konkrete, duke ndihmuar në avancimin e punës së institucioneve komunale.

Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e demokracisë lokale, ku një nga parakushtet kryesore mbetet përfshirja aktive e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Photos from Komuna e Pejës's post 22/06/2026

Në Pejë u realizua aktiviteti “Çikat n’Motor" në mbështetje të fuqizimit të vajzave dhe grave

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me Klubin e Motoçiklizmit “Çikat” dhe Autoshkollën “Flakroni”, realizoi aktivitetin “Çikat n’Motor – Pejë”, me qëllim fuqizimin e vajzave dhe grave përmes përfshirjes në motoçiklizëm dhe promovimit të barazisë gjinore, si dhe sfidimit të stereotipeve ekzistuese.

Aktiviteti u ofroi pjesëmarrëseve mundësi praktike për të mësuar bazat e ngasjes së motoçikletës, nën mbikëqyrjen e instruktorëve të licencuar, në një ambient të sigurt, edukativ dhe motivues.

Përmes kësaj iniciative u krijua një hapësirë për vajzat dhe gratë, që të përfshihen në një fushë, që shpesh perceptohet, si e dominuar nga burrat, duke promovuar guximin, pavarësinë dhe mundësitë e barabarta.

Në kuadër të aktivitetit u realizua edhe një xhiro simbolike në qytetin e Pejës, ku pjesëmarrësit nga komuniteti i motoçiklizmit shprehën mbështetjen e tyre për këtë iniciativë dhe për mesazhin e saj për barazi, përfshirje dhe thyerje të stereotipeve gjinore.

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës falënderon Klubin e Motoçiklizmit “Çikat”, Autoshkollën “Flakroni”, Policinë e Stacionit Policor të Pejës, instruktorët, pjesëmarrëset, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit, që kontribuuan në realizimin dhe suksesin e këtij aktiviteti.

“Çikat n’Motor – Pejë” dëshmoi rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta dhe fuqizimin e vajzave dhe grave përmes iniciativave, që sfidojnë barrierat dhe stereotipet gjinore.

22/06/2026

Komuna e Pejës, KRU “Hidrodrini” dhe Ministria e Ekonomisë konkretizojnë projektin e rezervuarit të ri

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe Ministrisë së Ekonomisë, KRU “Hidrodrini” është siguruar parcela për ndërtimin e një rezervuari të ri me kapacitet prej 5,000 m³.

Ky investim i rëndësishëm do të kontribuojë në përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët e Pejës.

Për realizimin e këtij projekti, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 500 mijë euro, duke dëshmuar përkushtimin institucional për zhvillimin e infrastrukturës ujore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Komunës së Pejës.

Në lidhje me ndarjen e parcelës dhe zbatimin e marrëveshjes është zhvilluar një takim ndërmjet Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Hidrodrini”, z.Dri Cena, me ç’rast është konkretizuar ndarja e parcelës si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të këtij investimi strategjik.

Ky projekt paraqet një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të një furnizimi të qëndrueshëm me ujë për qytetin e Pejës dhe përmbushjes së nevojave të qytetarëve në vitet në vijim.

22/06/2026

TAKIMI PUBLIK ME QYTETARË PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2026

19/06/2026

"ÇIKAT N'MOTOR - PEJË"

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Pejës, në bashkëpunim me Klubin e Motoçiklizmit “Çikat” dhe Autoshkollën Flakroni, organizon aktivitetin “Çikat n’motor – Pejë”, me qëllim të fuqizimit të vajzave dhe grave përmes përfshirjes në motoçiklizëm dhe promovimit të barazisë gjinore.

Aktiviteti u ofron pjesëmarrëseve mundësinë për të mësuar bazat e ngasjes së motoçikletës nën mbikëqyrjen e instruktorëve të licencuar, në një ambient të sigurt, edukativ dhe motivues.

Aktiviteti do të mbahet më 20.06.2026, në sheshin "Skënderbeu”, nga ora 11:00 – 14:20.

Pjesëmarrja është e hapur për vajzat (16+) dhe gratë dhe është pa pagesë.

Pas përfundimit të aktivitetit, nga ora 14:20, rreth 50 motoristë nga e gjithë Kosova do të realizojnë një xhiro simbolike në qytetin e Pejës në mbështetje të iniciativës.

Ftojmë të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara të bëhen pjesë e kësaj përvoje unike, që promovon fuqizimin, motivimin dhe sfidimin e stereotipeve gjinore.

Photos from Komuna e Pejës's post 19/06/2026

Konsultimi Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore - KAB 2027-2029

Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur Konsultimi Publik me qytetarë, OJQ dhe grupe të interesit për të diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore - KAB 2027-2029.

Konsultimin Publik e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj.

I pranishëm në Konsultimin Publik ishte Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, znj.Diellëza Berisha theksoi se në bazë të Kornizës Afatmesme Buxhetore të Qeverisë, buxheti i ndarë për vitin 2027 është 44.12 milionë euro. Kjo është shuma totale e buxhetit, e cila është e ndarë në pesë kategori, siç janë:

Paga dhe mëditje: rreth 21.53 milionë euro

Mallra dhe shërbime: rreth 4.90 milionë euro

Shpenzime komunale: rreth 1.16 milionë euro

Subvencione dhe transfere: rreth 1.43 milionë euro

Shpenzime kapitale: rreth 15.11 milionë euro.

Konsultimi Publik është organizuar nga Grupi Punues për Planifikimin e Hershëm të Buxhetit 2027-2029, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.

Komuna e Pejës, pas këtij Konsultimi Publik do të fillojë me Dëgjimet Buxhetore nëpër Bashkësi Lokale për t’i dëgjuar dhe për t’i evidentuar kërkesat e qytetarëve.

19/06/2026

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete për vitin 2026

Sot u mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete për vitin 2026, e cila u udhëhoq nga Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, z.Muamel Dupljak.

Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u trajtuan pikat e parapara sipas rendit të ditës:

1.Aprovimi i rendit të ditës.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 21.05.2026.

3.Raporti i Zyrës për Kthim dhe Komunitete.

4.Raporti i Drejtorisë për Financa lidhur me përgatitjen e buxhetit për komunitetet joshumicë për vitin 2027.

Po ashtu, anëtarët e komitetit patën mundësinë të diskutojnë çështje të ndryshme me interes për komunitetin.

Photos from Komuna e Pejës's post 19/06/2026

NJOFTIM - TAKIM PUBLIK ME QYTETARË

Ju informojmë se ditën e hënë, më datë 22 qershor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në ambientet e Sallës së Kuvendit Komunal të Pejës, do të mbahet një takim i hapur me qytetarë.

Në këtë takim, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të informohen drejtpërdrejt nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të Komunës së Pejës, lidhur me të gjitha çështjet, që janë në kompetencë të pushtetit lokal.

Photos from Komuna e Pejës's post 18/06/2026

SHPËRNDARJA E MJETEVE BUJQËSORE

Është realizuar shpërndarja e mjeteve bujqësore për fermerët përfitues të projektit për furnizim me mekanizëm bujqësor, i cili po zbatohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe organizatës Islamic Relief – Zyra në Kosovë.

Përfituesit janë pajisur me freza të dimensioneve 1.8 m dhe 2.0 m, si dhe me mbjellëse misri, me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe avancimit të veprimtarisë së tyre bujqësore.

Në shpërndarjen e mjeteve bujqësore morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, z.Tahir Shala, Drejtori i Islamic Relief në Kosovë, Dr.Mohamed Soliman, si dhe Zëvendësdrejtoresha e Islamic Relief në Kosovë, znj.Albulena Gashi Hajrullahu.

Ky projekt përfaqëson një mbështetje të rëndësishme për fermerët e Komunës së Pejës dhe synon modernizimin e sektorit bujqësor, rritjen e efikasitetit në prodhim, si dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në komunën tonë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pejë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Pejë
30000