Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës

Share

Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i RKS

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vititn 1962 nga Kuvendi i Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. OEK-u është organizatë profesionale

18/06/2026

Oda Ekonomike e Kosovës – lider në zhvillimin e arsimit dual!

Photos from Oda Ekonomike e Kosovës's post 17/06/2026

📣 OEK pjesë e Panairit HO.RE.CA 2026

Në këtë panair, Oda Ekonomike e Kosovës prezanton shërbimet për bizneset, përfshirë barkodet dhe certifikatat e origjinës - fokus të veçantë i kushton edhe mësimit dual.

Përmes angazhimit të nxënësve në aktivitete praktike, të rinjtë kanë mundësi të mësojnë dhe të fitojnë përvojë direkte nga master chef-a ndërkombëtarë, të ardhur ekskluzivisht në këtë event.

OEK vazhdon të dëshmojë rolin e saj si lider në zhvillimin e mësimit dual, duke afruar arsimin profesional me tregun e punës.

17/06/2026

OEK: Përfshirja në projektet e gazit, urgjencë për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje për veprime urgjente nga institucionet e Kosovës për përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

OEK paralajmëron se refuzimi ose mosangazhimi në projektet e gazit amerikan mund të ndikojë negativisht në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në pozicionimin e Kosovës në zhvillimet energjetike rajonale.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po avancojnë shpejt në zhvillimin e infrastrukturës së gazit dhe lidhjeve me burime alternative furnizimi, përfshirë projektet LNG me mbështetje ndërkombëtare. Mungesa e Kosovës në këto iniciativa e vendos vendin në disavantazh ekonomik dhe kufizon mundësitë për investime të reja strategjike”, thekson OEK.

Në këtë drejtim, Oda Ekonomike e Kosovës u bën thirrje institucioneve që të intensifikojnë dialogun me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, për të siguruar përfshirjen aktive të Kosovës në projektet energjetike të së ardhmes.

OEK rikujton se edhe më herët ka kërkuar veprime urgjente në këtë drejtim, duke theksuar se diversifikimi i burimeve të energjisë dhe zhvillimi i infrastrukturës së gazit janë thelbësore për sigurinë e furnizimit dhe rritjen ekonomike të vendit.

16/06/2026

📢 Trajnim / Certifikim: Ekspert për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë*

Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnimin dhe certifikimin profesional për “Ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP)”, me qëllim përgatitjen e kandidatëve me njohuri dhe aftësi të avancuara në këtë fushë.

📚 Kohëzgjatja e trajnimit
• Gjithsej: 150 orë
• 120 orë teori
• 30 orë praktikë

📌 Modulet e trajnimit përfshijnë:
• Sistemi themelor i SSHP-së dhe kërkesat ligjore
• Faktorët e riskut në vendin e punës dhe legjislacioni përkatës
• Risku nga lëndimet traumatike dhe faktorët fizikë
• Rreziqet nga kimikatet, pluhuri dhe faktorët ergonomikë
• Rreziqet biologjike dhe psiko-sociale
• Parandalimi i rreziqeve në vendin e punës
• Vlerësimi i riskut
• Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale
• Ndihma e parë dhe planifikimi emergjent
• Marrëdhëniet ligjore të punës
• Inspektimi në vendin e punës
• Kërkesa specifike për industri me risk të lartë
• Punë praktike

🎓 Kushtet për pjesëmarrje:
• Diplomë universitare në: shkenca teknike, biologji, kimi, fizikë, juridik, psikologji, mjekësi ose fusha të ngjashme
• Për kandidatët nga shkencat teknike:
o 1 vit përvojë në SSHP ose 2 vite përvojë pune të përgjithshme
• Për fushat e tjera:
o 3 vite përvojë në SSHP ose 5 vite përvojë pune të përgjithshme

📍 Vendi:
Oda Ekonomike e Kosovës

💰 Çmimi:
• 450 € për person
• 10% zbritje për kompanitë anëtare të OEK

Link per aplikim: https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?id=zP_cJl_uhkiWhqRyVu1N6xliXvfVYd1BgOzQeonBssZUQU9GMjcyWjE2NU0xVDgyUkJXSEk3RzZMQy4u&route=shorturl

⚠️ Vendet janë të kufizuara. Regjistrimi mbyllet sapo të plotësohet grupi.
📅 Trajnimi fillon pas formimit të grupit.

Photos from Oda Ekonomike e Kosovës's post 16/06/2026

📣 Oda Ekonomike e Kosovës në Panairin HO.RE.CA 2026*

Oda Ekonomike e Kosovës, njofton pjesëmarrjen në Panairin HO.RE.CA 2026, i cili organizohet nga anëtari i saj Frigo Deluxe dhe do të mbahet nga 17 deri më 21 qershor 2026, në Prishtinë, në ambientet e Frigo Deluxe.

📍 Hapja zyrtare
🗓 17 qershor 2026
🕙 Ora 10:00
📌 Prishtinë

Panairi HO.RE.CA 2026 vjen si një nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të hotelerisë, gastronomisë dhe turizmit, duke mbledhur një numër të madh profesionistësh dhe aktorësh vendorë e ndërkombëtarë.

⭐ Pikat kryesore të panairit:
• Mbi 30 chef-a ndërkombëtarë
• Mbi 30 chef-a vendorë
• 50 studentë nga programi i mësimit dual
• 110 shtande ekspozuese
• 9,000 m² hapësirë ekspozuese
• Mbi 5,000 vizitorë profesionalë

🍽️ Çfarë ofron panairi:
• Masterclass nga chef-a ndërkombëtarë dhe vendorë
• Show cooking përgjatë 5 ditëve
• Program i mësimit dual në bashkëpunim me OEK
• Rrjetëzim profesional dhe takime biznesi
• Program dinamik me aktivitete dhe atmosferë të veçantë

🏢 Pjesëmarrja e OEK
Në kuadër të këtij panairi, Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë e pranishme me standin e saj informues, ku do të prezantojë shërbimet dhe mbështetjen që ofron për bizneset në Kosovë.

Gjithashtu, një rol të rëndësishëm do ta kenë edhe nxënësit e arsimit dual, të cilët do të kenë mundësinë të angazhohen, të mësojnë dhe të fitojnë përvojë praktike në një ambient real biznesor.

📌 Ky event përfaqëson një mundësi të rëndësishme për bashkëpunim mes bizneseve, institucioneve dhe sistemit arsimor, duke fuqizuar lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës.

Ju mirëpresim në këtë ngjarje të rëndësishme!

15/06/2026

Urime Kosovë!

Photos from Oda Ekonomike e Kosovës's post 15/06/2026

📣 Oda Ekonomike e Kosovës në Panairin HO.RE.CA 2026*

Oda Ekonomike e Kosovës, njofton pjesëmarrjen në Panairin HO.RE.CA 2026, i cili organizohet nga anëtari i saj Frigo Deluxe dhe do të mbahet nga 17 deri më 21 qershor 2026, në Prishtinë, në ambientet e Frigo Deluxe.

📍 Hapja zyrtare

🗓 17 qershor 2026
🕙 Ora 10:00
📌 Prishtinë

Panairi HO.RE.CA 2026 vjen si një nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të hotelerisë, gastronomisë dhe turizmit, duke mbledhur një numër të madh profesionistësh dhe aktorësh vendorë e ndërkombëtarë.

⭐ Pikat kryesore të panairit:

• Mbi 30 chef-a ndërkombëtarë
• Mbi 30 chef-a vendorë
• 50 studentë nga programi i mësimit dual
• 110 shtande ekspozuese
• 9,000 m² hapësirë ekspozuese
• Mbi 5,000 vizitorë profesionalë

🍽️ Çfarë ofron panairi:

• Masterclass nga chef-a ndërkombëtarë dhe vendorë
• Show cooking përgjatë 5 ditëve
• Program i mësimit dual në bashkëpunim me OEK
• Rrjetëzim profesional dhe takime biznesi
• Program dinamik me aktivitete dhe atmosferë të veçantë

🏢 Pjesëmarrja e OEK

Në kuadër të këtij panairi, Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë e pranishme me standin e saj informues, ku do të prezantojë shërbimet dhe mbështetjen që ofron për bizneset në Kosovë.

Gjithashtu, një rol të rëndësishëm do ta kenë edhe nxënësit e arsimit dual, të cilët do të kenë mundësinë të angazhohen, të mësojnë dhe të fitojnë përvojë praktike në një ambient real biznesor.

📌 Ky event përfaqëson një mundësi të rëndësishme për bashkëpunim mes bizneseve, institucioneve dhe sistemit arsimor, duke fuqizuar lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës.

Ju mirëpresim në këtë ngjarje të rëndësishme!

forms.office.com 15/06/2026

Trajnimi profesional nga Oda Ekonomike e Kosovës
“VLERËSUES I BIZNESIT” – Kualifikim i akredituar nga AKK

Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aplikim në programin e çertifikuar “Vlerësues i Biznesit”, të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe të klasifikuar në Nivelin V sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (K*K).

Pse ky trajnim?
Programi synon të përgatisë profesionistë të aftë për të realizuar vlerësime të pavarura të bizneseve, bazuar në standardet më të avancuara evropiane. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri të thelluara teorike dhe aftësi praktike për të analizuar, vlerësuar dhe ofruar rekomandime të besueshme në një treg gjithnjë e më kompleks.

Ky trajnim është ideal për ata që synojnë të avancojnë karrierën dhe të bëhen ekspertë të besuar në fushën e vlerësimit dhe vendimmarrjes strategjike.

Për kë është i dedikuar?
Për profesionistë nga fushat:
• Financë dhe Kontabilitet
• Auditim i brendshëm dhe i jashtëm
• Zyrtarë financiarë në sektorin publik
• Ekonomistë dhe menaxherë financiarë
• Planifikim korporativ, menaxhim, marketing, prodhim, sisteme të informacionit

Modulet e programit:
• VB1 – Standardet Evropiane të Vlerësimit të Biznesit
• VB2 – Matja dhe Menaxhimi i Vlerës së Kompanive
• VB3 – Parimet e Vlerësimit të Biznesit
• VB4 – Kontabilitet dhe Metodat e Vlerësimit

Kushtet e pranimit:
• Diplomë universitare në ekonomi
• Minimum 1 vit përvojë pune në fusha relevante profesionale

Kohëzgjatja & Kreditë:
• 500 orë mësimore
• 25 kredi AAP (sipas sistemit ECVET)

Vlerësimi dhe Certifikimi:
• Vlerësim formativ gjatë trajnimit
• Provim përfundimtar me shkrim
Pjesëmarrësit pajisen me certifikatë zyrtare të njohur nga AKK.

Çmimi:
• 900 EUR
• 10% zbritje për bizneset anëtare të OEK

Lokacioni: Oda Ekonomike e Kosovës, Rr. Nëna Terezë 20, Prishtinë

Trajnimi do të fillojë në muajin shtator (Nr I pjesëmarrësve është I limituar!!!

Aplikoni tani:
Formulari online: https://forms.office.com/e/b7QvJEKShs
Email: [email protected]

forms.office.com

13/06/2026
Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Nenë Tereza, Nr. 20 Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00