Alternativa

Alternativa

Share

Alternativa është subjekti më i ri politik në Kosovë. Parti liberal - demokratike e cila do të angazhohet në kthimin e besimit në vlerat e demokracisë.

Photos from Alternativa's post 20/06/2026

“She Rises 2026” bashkon gratë ndërmarrëse, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë për fuqizimin ekonomik të grave

Rreth 300 gra nga fusha e biznesit, ndërmarrësisë, institucioneve, organizatave vendore e ndërkombëtare dhe komuniteti profesional morën pjesë në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, ngjarja e parë e këtij lloji në Kosovë e dedikuar fuqizimit ekonomik të grave, promovimit të ndërmarrësisë dhe avancimit të lidershipit të grave.

Konferenca u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e udhëhequr nga kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, në bashkëpunim me G7, Forumin Ekonomik të Grave, Agjencinë për Barazi Gjinore dhe UN Women.

Në fjalën hapëse, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se historia e grave është histori ngritjeje, këmbënguljeje dhe suksesi, duke theksuar se gratë kanë dëshmuar vazhdimisht rolin e tyre të pazëvendësueshëm në zhvillimin e shoqërisë, ekonomisë dhe institucioneve.

Ajo vlerësoi progresin e arritur në vitet e fundit, duke bërë të ditur se gratë sot janë pronare të 18 për qind të bizneseve në Kosovë, krahasuar me 10 për qind në vitin 2017. Sipas saj, vetëm gjatë këtij viti, një në tre biznese të reja të regjistruara ka pronare një grua, ndërsa 40 për qind e vendeve në bordet e shoqërive aksionare mbahen nga gratë.

Kusari-Lila njoftoi gjithashtu se për herë të parë në Agjencinë për Ndërmarrësi do të themelohet Divizioni për Gratë Ndërmarrëse, ndërsa skemat mbështetëse për gratë në biznes do të institucionalizohen dhe zgjerohen për të ofruar më shumë mbështetje financiare dhe profesionale.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se gratë që investojnë, udhëheqin biznese dhe krijojnë vende pune japin kontribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Ai theksoi se zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë me “gjysmën e potencialit të shoqërisë”, ndërsa vlerësoi se mbështetja për gratë ndërmarrëse duhet të vazhdojë përmes subvencioneve, qasjes në financa dhe politikave konkrete. Kurti bëri të ditur se janë mbështetur 399 biznese, prej të cilave 55 janë në pronësi ose bashkëpronësi të grave.

Në kuadër të konferencës u zhvilluan katër panele diskutimi që trajtuan sfidat dhe mundësitë për gratë në ekonomi. Paneli i parë, me pjesëmarrjen e zëvendësministrit Jeton Mehmeti, ministrit Armend Muja, ministrit Andin Hoti dhe drejtoreshës së Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, u fokusua në politikat publike dhe sfidat aktuale të grave ndërmarrëse. Panelistët diskutuan për masat institucionale që synojnë fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrësisë femërore dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Një nga temat kryesore të konferencës ishte qasja në financa dhe mbështetja financiare për gratë ndërmarrëse. Në panelin e dytë, përfaqësues nga Banka Qendrore e Kosovës, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, BERZH-i dhe organizata të tjera relevante diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në qasjen në financa, pronësi dhe trashëgimi. Gjatë debatit u theksua nevoja për më shumë produkte financiare të dedikuara për gratë, rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat pronësore dhe forcimin e rolit të grave në vendimmarrje.

Konferenca vazhdoi me panelin mbi historitë e suksesit dhe fuqizimin e grave në ndërmarrësi, ku sipërmarrëse të suksesshme ndanë përvojat dhe sfidat e tyre në ndërtimin e bizneseve. Ndërkaq, paneli i fundit trajtoi barrierat, diskriminimin dhe hendekun gjinor në tregun e punës, duke diskutuar nevojën për politika më efektive që nxisin përfshirjen dhe avancimin e grave në ekonomi.

“She Rises 2026” synon të shërbejë si platformë për dialog, bashkëpunim dhe veprim konkret në mbështetje të grave në biznes dhe ndërmarrësi. Organizatorët theksuan se fuqizimi ekonomik i grave mbetet një nga parakushtet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës.

Në përmbyllje të konferencës u ritheksua se progresi i arritur është i rëndësishëm, por se mbetet ende punë për t’u bërë në drejtim të garantimit të mundësive të barabarta, rritjes së qasjes në financa dhe krijimit të kushteve më të favorshme për gratë që duan të ndërtojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre.

20/06/2026

KONFERENCA PËR GRATË NË BIZNES – SHE RISES 2026

Hapja e Konferencës për gratë në biznes dëshmoi përkrahjen që shteti dhe konkretisht ministria Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e udhëhequr nga Mimoza Kusari-Lila kryetare e Alternativës kanë për gratë ndërmarrëse.

Photos from Alternativa's post 18/06/2026

Në kapacitetin e saj si ministre e MINTI-it, kryetarja Kusari-Lila takoi kryetarin e Gorizias, diskutohet për lidhjet me diasporën shqiptare dhe bashkëpunimin me Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë qëndrimit në rajonin italian të Friuli Venezia Giulia, zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Gorizias, Rodolfo Ziberna.

Gjatë takimit u diskutua për historinë, kulturën dhe potencialin zhvillimor të Gorizias, qytet i shpallur Kryeqytet Kulturor i Evropës për vitin 2025, si dhe për rolin e komunitetit shqiptar në jetën ekonomike dhe shoqërore të këtij rajoni.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi kontributin e mbi 2,000 shqiptarëve nga Kosova që jetojnë në Gorizia, të cilët janë integruar me sukses dhe japin kontribut të rëndësishëm në komunitetin lokal. Në veçanti, ajo përmendi ndërmarrësit dhe filantropët Mefail dhe Egzon Thaqi nga Drenasi, të cilët janë të njohur për aktivitetin e tyre biznesor dhe angazhimin në rajon.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Itali, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik.

Ministrja Kusari-Lila bëri të ditur se kryetari Ziberna ka shprehur interesim për të vizituar Kosovën, me qëllim njohjen më të afërt të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

18/06/2026

Në bashkëpunim me Presidencën e Rajonit Friuli Venezia Giulia, në Trieste me pjesëmarrjen e ministres Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës u organizua seminari ekonomik “Doing Business in Kosovo”, me qëllim promovimin e mundësive të biznesit dhe nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë.

"Sot prezantuam potencialin ekonomik dhe njerëzor që ofron vendi ynë për investitorët e huaj, duke vënë theks të veçantë jo vetëm te kapitali njerëzor, por edhe te sistemi fiskal ndër më konkurruesit në rajon, procedurat e thjeshta dhe të shpejta për regjistrimin e bizneseve, si dhe pozicioni strategjik i Kosovës, që mundëson qasje të lehtë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (ICT), industria ushqimore dhe përpunuese, si dhe sektori i metalit dhe prodhimit, ishin ndër sektorët që u prezantuan para ndërmarrësve italianë dhe kosovarë, përfshirë edhe përfaqësues të diasporës sonë në këtë rajon", ka theksuar ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua gjithashtu zhvillimit të parqeve industriale dhe praktikave të gjelbra, ku Friuli Venezia Giulia renditet ndër rajonet lidere në Itali për zbatimin e standardeve dhe teknologjive të gjelbra në industri.

"Interesimi për Kosovën dhe mundësitë që ofron ajo për investime po rritet vazhdimisht, duke konfirmuar potencialin e vendit tonë si një destinacion atraktiv për biznes dhe zhvillim", ka bërë të ditur ajo.

Photos from Alternativa's post 18/06/2026

Ministrja Kusari-Lila në Trieste: Kosovë–Itali bashkëpunim për inovacion dhe zhvillim të parqeve teknologjike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë qëndrimit në Trieste të Italisë, zhvilloi takim me presidenten e Area Science Park, znj. Caterina Petrillo, në një nga qendrat evropiane të njohura për kulturë, shkencë dhe inovacion.

Në këtë takim, në të cilin ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, u diskutua për menaxhimin e parkut, strategjitë e zhvillimit të inovacionit dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Area Science Park për zhvillimin e parqeve kërkimore dhe inovative në vend, përmes një memorandumi bashkëpunimi.

Vizita në këtë park teknologjik u vlerësua si pjesë e përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet parqeve teknologjike dhe inovative të Kosovës me qendrat më të avancuara evropiane, si dhe për identifikimin dhe përshtatjen e modeleve më të mira të menaxhimit dhe zhvillimit të tyre.

Area Science Park është një organizatë kombëtare kërkimore në rajonin e Friuli Venezia Giulia, e cila aktualisht përfshin 49 ndërmarrje, 6 qendra kërkimore dhe 4 laboratorë, me rreth 3,000 të punësuar.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se përmes vizitave dhe bashkëpunimeve të tilla, Republika e Kosovës po prezantohet në qendrat më të rëndësishme evropiane të kërkimit dhe inovacionit, duke dëshmuar potencialin për investime dhe zhvillim ekonomik të bazuar në dije dhe teknologji.

Sipas saj, këto iniciativa po kontribuojnë në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit që krijojnë mundësi për institucione, biznese dhe talente nga Kosova në tregun evropian të inovacionit.

18/06/2026

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ministre e MINTI-it, ka falënderuar votuesit për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

"Të dashur mbështetës, tashmë, pasi është përmbyllur procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet, ju falënderoj nga thellësia e zemrës për pjesëmarrjen tuaj në procesin zgjedhor dhe për besimin që na keni dhënë. Besimi dhe mbështetja juaj janë nder dhe përgjegjësi për ne", është shprehur ajo.

"Me përkushtim dhe përgjegjësi, mirëpresim vazhdimin e punës sonë të përbashkët për të mirën e Republikës sonë!" 🇽🇰

Faleminderit! 🌷

Photos from Alternativa's post 17/06/2026

Kusari-Lila, mori pjesë sot në konferencën e organizuar nga Instituti GAP, ku u prezantua raporti “Politikat Industriale të Gjelbra”.

Në këtë ngjarje, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe drejtorin ekzekutiv të Institutit GAP, Blendi Hasaj, u diskutuan sfidat dhe mundësitë që lidhen me tranzicionin e gjelbër, si dhe hapat institucionalë për sigurimin e energjisë së qëndrueshme dhe rritjen e prodhimit nga burimet e ripërtëritshme, si parakusht për zhvillimin industrial të vendit.

Kryetarja e Alternativës ministrja Mimoza Kusari-Lila prezantoi prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) në këtë drejtim, duke përfshirë marrëveshjen pesëvjeçare me Qeverinë Zvicerane, mbështetjen për bizneset përmes granteve të LuxDev dhe SDC-së, si dhe lehtësimin e qasjes në financa përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Gjatë diskutimit, vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të parqeve industriale të gjelbra dhe promovimit të ekonomisë qarkore.

Eco Parku i parë pritet të ndërtohet në Gjakovë, ku pronat tashmë janë bartur në MINTI, ndërsa paralelisht po punohet në funksionalizimin e parqeve industriale në 12 komuna të vendit.

Po ashtu, u trajtua rëndësia e avancimit të infrastrukturës së cilësisë, njohjes së certifikatave në tregun e Bashkimit Evropian, forcimit të arsimit dual dhe përgatitjes së bizneseve për zbatimin e mekanizmit CBAM, me synimin që produktet “Made in Kosova” të jenë më konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se tranzicioni i gjelbër nuk është më vetëm një zgjedhje, por një domosdoshmëri, duke nënvizuar nevojën për përshpejtimin e reformave dhe investimeve që forcojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe rrisin potencialin eksportues të Kosovës.

Photos from Alternativa's post 15/06/2026

Kryetarja e Alternativës, ministre e MINTI-it Mimoza Kusari-Lila hap edicionin e parë të Italian Design Day në Kosovë

Kusari-Lila, së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, mori pjesë në hapjen e edicionit të parë të “Italian Design Day” në Kosovë, një iniciativë globale e Republikës së Italisë që promovon kreativitetin, inovacionin dhe vlerat e dizajnit italian në mbarë botën.

Ngjarja mblodhi profesionistë të dizajnit, arkitekturës, biznesit dhe industrive kreative, duke krijuar një platformë për shkëmbim idesh dhe diskutim mbi rolin e dizajnit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Tema e këtij viti, “RE-DESIGN – Regenerating Spaces, Objects, Ideas and Relations”, vuri në fokus ndikimin që dizajni mund të ketë në rigjenerimin e hapësirave, objekteve, ideve dhe marrëdhënieve, si dhe kontributin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e zgjidhjeve inovative për të ardhmen.

Me këtë rast, ministrja Kusari-Lila theksoi rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë, duke nënvizuar potencialin e madh të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushat e dizajnit, industrive kreative, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Gjatë aktivitetit u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimit të partneriteteve të reja që mbështesin zhvillimin e sektorëve kreativë dhe inovativë.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve po forcohet vazhdimisht përmes nismave konkrete në fushën e biznesit, investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

“Italian Design Day” konsiderohet një nga iniciativat më të rëndësishme ndërkombëtare për promovimin e dizajnit si faktor i inovacionit, zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor.

Photos from Alternativa's post 14/06/2026

14 Qershori – ditë krenarie, kujtese dhe lirie për Gjakovën.

Kryetarja e Alternativës, ministre e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila ka uruar 14 Qershorin Ditën e çlirimit të Gjakovës.

"Ditën e çlirimit të Gjakovës e përkujtojmë me krenari dhe dhimbje; me gëzimin që solli kumti i lirisë dhe me mallin për ata që u flijuan që ne sot të jetojmë të lirë. Gjakova e pagoi shtrenjtë çmimin e lirisë, duke dhënë bijtë dhe bijat më të mira për idealin e shenjtë të çlirimit. Kjo ditë na rikujton sakrificën e madhe të heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë atyre që qëndruan të palëkundur në rrugën drejt lirisë", ka theksuar ajo.

Kusari-Lila po ashtu ka theksuar se falë guximit, qëndresës dhe sakrificës së tyre, ne sot gëzojmë lirinë dhe kemi mundësinë të ndërtojmë të ardhmen e Kosovës me dinjitet, përgjegjësi dhe besim.

"Detyrë e secilit prej nesh është ta ruajmë, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë shtetin për të cilin ata dhanë jetën", ka kujtuar ajo.

Urime Dita e Çlirimit, Gjakovë!

Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të lirisë! 🇽🇰🌹

Photos from Alternativa's post 13/06/2026

"Në studion e Albradios në Cyrih, në një bashkëbisedim me Valbona Asanin, prezantuam mundësitë që Kosova ofron për investime, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim me diasporën tonë. Diskutuam për potencialin e vendit, politikat mbështetëse për bizneset dhe rolin e rëndësishëm që bashkatdhetarët tanë kanë në avancimin ekonomik të Kosovës", kështu është shprehur kryetarja e Alternativës, ministre e MINTI-it Mimoza Kusari-Lila pas intervistës që zhvilloi në këtë medium shqiptar në Zvicër.

Ajo ka theksuar se diaspora shqiptare në Zvicër vazhdon të jetë një urë e fuqishme lidhëse mes Kosovës dhe Zvicrës.

"Përmes punës, përvojës dhe rrjeteve të saj profesionale, ajo po hap dyer për partneritete të reja, investime dhe shkëmbim njohurish që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit tonë", është shprehur ajo.

Faleminderit Albradio dhe Valbonë për mikpritjen dhe mundësinë për të ndarë këto tema me dëgjuesit tuaj!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Kompleksi Qafa, Rr. UÇK, Kati 1, Nr 67
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 11:00 - 16:00
Tuesday 11:00 - 16:00
Wednesday 11:00 - 16:00
Thursday 11:00 - 16:00
Friday 11:00 - 16:00