Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës

Share

Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Çdo postim në këtë faqe paraqet qëndrimet e LDK-së.

Photos from Lidhja Demokratike e Kosovës's post 16/06/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.

Kryetari Abdixhiku shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset.

12/06/2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uron të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

“Kosovë gëzuar 27 vjetorin - Ditën e Çlirimit.

27 vjet më parë Kosova u çlirua përfundimisht nga okupimi dhe sundimi shfarosës serb. Pikërisht më 12 qershor të vitit 1999, do të merrte fund njëherë e përgjithmonë vuajtja shekullore shqiptare nga një regjim barbar serb që po vriste e po digjte në çdo cep të Kosovës.

Rrezet e lirisë po pushtonin horizontin e zymtë të qiellit të Kosovës, ato po largonin retë e zeza të mortjes, të djegieve të shtëpive e vuajtjeve të popullit tonë. Këto rreze lirie erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të pathyeshme të udhëhequr nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe më pas edhe të armatosur të popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që rezultojë edhe me intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe.

Regjimi famëkeq serb kishte vrarë e masakruar mijëra cilvil të pambrojtur, kishe deportuar mbi një milion shqiptar nga shtëpitë e tyre, kishte djegur e shkatërruar gjithçka shqiptare. Këtij regjimi fashist do i vinte fundi pas 78 ditëve të bombardimeve të Aleancës së NATO-s.

Në këtë përvjetor, të Ditës së Çlirimit nderojmë dhe kujtojmë sakrificën sublime të brezave të tërë që kontribuan në lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.

Përjetësisht mirënjohës dhe falenderuee për partnerët e miqtë ndërkombëtar SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe të gjitha shtetet e tjera evropiane demokratike që mbështetën dhe ndihmuan në arritjen e lirisë sonë.

Urime Dita e Çlirimit, Kosovë!”

07/06/2026

KONFERENCA PËR MEDIA E KRYETARIT TË LDK-SË LUMIR ABDIXHIKU DHE BARTËSES SË LISTËS VJOSA OSMANI.

07/06/2026

Deklarimi i kandidates për Presidente Vjosa Osmani, pas votimit.

07/06/2026

Konferencë për Medie | 07.06.2026

07/06/2026

Deklarimi i kandidatit për Kryeministër Lumir Abdixhiku, pas votimit.

06/06/2026

Sonte, nga ora 21:30 në RTV Dukagjini - Debat Plus, ju ftojmë ta ndiqni intervistën përmbyllëse të kësaj fushate të kandidates për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidatit për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

06/06/2026

“A krenoheni me faktin se Departamenti Amerikan ua ka gjetur korrupsionin, z. Konjufca?” – pjesë nga paraqitja e Doarsa Kica-Xhelilit në emisionin Debat Plus.

06/06/2026

Lidhur me Ligjin për shtetësinë dhe mashtrimin e këtij pushteti, ka folur mbrëmë në Debat Plus deputetja Doarsa Kica Xhelili.

06/06/2026

Sa i përket çështjes së Presidentit dhe shkuarjes në zgjedhje, dëgjojeni deputeten Doarsa Kica Xhelili në debatin e mbrëmshëm.

“Vjosa Osmani nuk ka qenë kurrë alternativë e juaja. Nuk zgjedhet Presidenti 24 orë më herët. Për më tepër ju as nuk keni kërkuar nga LDK propozim për Presidentin, keni kërkuar kuorum. Në sinqeritetin tonë për 15 nënshkrime, a e dini çka keni bërë ju? I keni ndërruar emrat e juaj prej Glauk Konjufcës, te Fatmire Mulhaxha e te Feride Rush*ti. Ju keni qenë të pavendosur vetë kënd pe doni.”

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Rr. UÇK 2B
Pristina
10000