Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë

Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë

Share

QMU si institucion primar shëndetësorë synon organizim të mirëfillt të punës që rezulton në përgjigje dhe intervenim efikas në raste urgjente në fatkeqësi.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 03/06/2026

Në Qendren e Mjekësisë Urgjente është mbajt ligjërata e radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesioanl me temën:

“Reanimimi Kardio-Respirator, Trajtimi, Menaxhimi dhe Kujdesi Infermieror në Kushte Paraspitalore”

Ligjëruan:
Dr. Spec. Vjollca Haklaj,
Inf. B*h. Milaim Gashi

Gjatë ligjëratës u trajtuan aspektet kryesore të reanimimit kardio-respirator, menaxhimit të rasteve urgjente dhe kujdesit infermieror në kushte paraspitalore.

Falënderojmë dr. Vjollca për ligjeratën e mrekullueshme dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 01/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ekipet mjekësore të QMU-së ishin të pranishme në aktivitetet e organizuara për fëmijët.

Gjatë këtij aktiviteti, ofruam mbështetje mjekësore dhe zhvilluam prezantime edukative për fëmijët mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin, ndihmës së parë dhe përdorimit të pajisjeve mjekësore.

Përmes këtij angazhimi, fëmijët patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth rolit të shërbimeve emergjente dhe rëndësisë së reagimit të shpejtë në situata të ndryshme.

Ky aktivitet kontribuoi në edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve për rëndësinë e shëndetit, sigurisë dhe kujdesit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 24/04/2026

Në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional është mbajtur ligjërata e radhës me temën:

“Apnea e gjumit – trajtimi dhe mundësia e shfaqjes së urgjencave jetëkërcënuese. Trajtimi dhe kujdesi në kushte paraspitalore.”

Ligjërata u mbajt nga Dr. spec. Besim Morina, pulmolog.

Ky ishte nje nder shumë aktivitetet e rëndësishme dhe kontribues në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes përditësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional të stafit mjekësor.

Stafi i QMU-së, shprehin falënderim të veçantë për Dr. Besim Morinën Besim Morina, për ligjëratën profesionale dhe të strukturuar, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 16/04/2026

Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë, përfundoi me sukses trajnimi 3-ditor me temë:
"Sigurimi i tubimeve masive dhe eventeve kulturo-sportive nga ekipet e urgjencës paraspitalore”

Gjatë këtyre tri ditëve, stafi i urgjencës pati mundësinë të thellojë njohuritë dhe të avancojë aftësitë praktike për menaxhimin e situatave emergjente në ngjarje masive.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe trajnerët:
•Mr. Sc. SMF Arlinda Abdullahu
•Prof. Dr. Isuf Bajrami- specialist i mjekesisë Urgjente
•SMF Valbonë Blaku

Ky trajnim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe sigurinë e qytetarëve.

Photos from Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë's post 30/03/2026

Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, në Qendrën e Mjekësisë Urgjente u mbajt ligjërata e rradhës me temë:

"Triazhimi i pacientëve sipas rëndësisë së gjendjes shëndetësore te aksidentet me disa të lënduar dhe kujdesi infermieror ndaj këtyre pacientëve në KPS”

Ligjëruan:
• Dr. Spec. Haki Dragusha – Specialist i Mjekësisë Urgjente
• Inf. B*h. Muhamet Krasniqi

Gjatë kësaj ligjërate u trajtuan praktikat më të mira në menaxhimin e rasteve emergjente me shumë të lënduar, si dhe roli thelbësor i kujdesit infermieror në këto situata.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe kontributin në avancimin profesional!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Pristina