Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës

Share

MIRË SE VINI NË DOGANËN E KOSOVËS

WELCOME TO KOSOVA CUSTOMS Ne do të mundohemi të ofrojmë informata të vlefshme për vizitorët tanë.

Informatat e paraqitura në këtë faqe nga ana e Doganës së Kosovës janë të mbështetura në përgatitjen dhe renditjen e njohurive që ne i kemi përfituar në bazë profesionale në këtë shërbim, por që këto informata të renditura në këtë faqe mund të pësojnë edhe ndryshime të mëvonshme. Nëse këto informata që tani për tani ju ofrojmë, nuk janë të mjaftushme për ju, ju lutemi që nëpërmjet kësaj faqe të n

Photos from Dogana e Kosovës's post 19/06/2026

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Prishtinë, 19 qershor 2026 – Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme operative për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve të kryera, zyrtarët doganorë kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve.

Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe mbrojtjen e të hyrave buxhetore të Republikës së Kosovës.

Photos from Dogana e Kosovës's post 19/06/2026

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në PKK Vërmicë

Prishtinë, 19 qershor 2026 – Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 104.90 gram substancë narkotike të dyshuar si kokainë, e cila ishte e fshehur në çantën personale të udhëtarit. Substanca është konfirmuar fillimisht përmes testit fushor dhe pajisjes TruNarc, me rezultat pozitiv për kokainë. Pas kontrollit të plotë dhe skanimit të automjetit nuk janë konstatuar parregullsi të tjera. Rasti është proceduar tek njësitë kompetente për hetime të mëtejshme.

Në rastin e dytë, gjatë një kontrolli tjetër të detajuar të një automjeti në të njëjtën pikë kufitare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 5.53 gram substancë narkotike të dyshuar si kanabis/marihuanë, e fshehur në hapësirën e bagazhit të automjetit. Gjatë kontrollit është gjetur gjithashtu një thikë kuzhine e padeklaruar. Rasti është trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe organet përgjegjëse të hetimit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe trafikimit të substancave narkotike, duke vazhduar kontrollet e shtuara në pikat kufitare në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore të zbatimit të ligjit.

Photos from Dogana e Kosovës's post 17/06/2026

Dogana e Kosovës ndalon mbi 2,300 artikuj të dyshuar si mallra të falsifikuara në rajonin e Ferizajt

Ferizaj, 16 Qeshor 2026 - Ne Regjionin e Ferizajit, Njësitet Antikontrabande te Doganës së Kosovës, gjatë aktiviteteve operative në terren për parandalimin e kontrabandës, kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë, i cili dyshohej se vinte nga vija e gjelbër kufitare.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e tyre. Pas numërimit dhe verifikimit të mallit, janë evidentuar gjithsej 2,324 artikuj, përkatësisht 654 çanta dhe 1,670 kuleta të markave të ndryshme të njohura ndërkombëtare, për të cilat ekziston dyshimi për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Malli është ndaluar dhe vendosur nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente të Doganës së Kosovës në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Sipas vlerësimit fillestar, vlera e përafërt e mallit të ndaluar është rreth 9,500 euro.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme, duke mbrojtur tregun e ligjshëm dhe duke parandaluar qarkullimin e mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Photos from Dogana e Kosovës's post 17/06/2026

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë artikuj tekstili të dyshuar si të falsifikuar

Prishtinë, 16 qershor 2026 – Njësitet e Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, kanë realizuar një kontroll të papritur në një objekt të dyshuar për posedim të mallrave pa dokumentacion të rregullt dhe me dyshime për shkelje të markave tregtare.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 3,183 copë produkte tekstile të markave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë veshje, bluza, maica, shorce, trenerka, jakne, kapela dhe artikuj të tjerë.

Sipas procedurave të parapara ligjore, mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në depo të sigurt doganore. Vlera e mallrave të sekuestruara, sipas vlerësimit doganor, arrin në 81,677.46 euro, ndërsa detyrimet e llogaritura doganore dhe tatimore arrijnë në mbi 24 mijë euro.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë, konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në treg.

Photos from Dogana e Kosovës's post 12/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës mori pjesë në Konferencën e Tretë të Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Athinë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mori pjesë në Konferencën e Tretë të Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, e mbajtur në Athinë të Greqisë, me temën: “Lidhja e tregjeve dhe harmonizimi i standardeve: Korsitë e Gjelbra si shtyllë e integrimit të avancuar në Tregun Unik të Bashkimit Evropian”.
Konferenca mblodhi drejtuesit e administratave doganore të rajonit dhe BE-së, përfaqësues të institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e integrimit ekonomik drejt Tregut Unik Evropian.
Në kuadër të konferencës, z. Llugaliu ishte panelist në sesionin e dedikuar për Korsitë e Gjelbra, interoperabilitetin ndërmjet vendeve të CEFTA-s, Partneritetet me Tregtarët e Besuar, si dhe menaxhimin e riskut në funksion të lehtësimit të tregtisë. Gjatë diskutimit, ai theksoi se bashkëpunimi doganor ka kaluar nga niveli rregullativ në zbatim konkret operacional, duke u bazuar në praktikat më të mira të BE-së. Drejtori Llugaliu vlerësoi se integrimet e deritanishme rajonale kanë sjellë përmirësime të dukshme në lëvizjen e mallrave dhe uljen e kohës së pritjes në kufi.
Në këtë kontekst, z. Llugaliu plotësoi se për të mbështetur përpjekjet nacionale për krijimin e lehtësirave dhe avancimin e agjendës së integrimeve evropiane, është jetike që digjitalizimi të pasohet me investime në infrastrukturën fizike dhe me lidhjen e këtyre korridoreve me programet e tregtarëve të besueshem (AEO) si një "pasaportë ekonomike" për bizneset. Ai nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të shkëmbimit elektronik nga SEED në SEED+, përfshirjen e autoriteteve të tjera me rol në kontrollin e tregtisë së jashtme, si dhe sinkronizimin e plotë me programet e tregtarëve të besueshëm.
Gjithashtu, z. Llugaliu adresoi nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Konventën e Tranzitit të Përbashkët (NCTS) si një proces tërësisht teknik dhe jopolitik, i cili do të eliminonte fragmentimin rajonal dhe do të thjeshtonte procedurat për shkëmbimet tregtare me BE-në. Ai ritheksoi përkushtimin institucional që Dogana e Kosovës të mbetet një partner i besueshëm dhe aktiv në procesin e integrimeve evropiane.
Kujtojmë se me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dogana ka realizuar një mori reformash në lehtësirat tregtare, me theks të veçantë fillimin e zhdoganimit në Portin e Durrësit nga viti 2022, shtetëzimin e terminaleve, si dhe rishtazi fillimin e deklarimit para-mbërritjes. Këto iniciativa kanë ndikuar drejtpërdrejt në kursimin e kostove dhe kohës për bizneset e Kosovës, duke sjellë një përmirësim të dukshëm të ambientit të të bërit biznes.
Gjatë qëndrimit në Athinë, Drejtori i Përgjithshëm u shoqërua nga Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Athinë, z. Fitim Gllareva. Pas përfundimit të konferencës, z. Llugaliu vizitoi hapësirat e kësaj zyre, ku u njoftua nga afër me angazhimet e saj në mbështetje të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë

Photos from Dogana e Kosovës's post 10/06/2026

Dogana e Kosovës zbulon mallra me afat të skaduar dhe mungesë stoku në një depo doganore

Dogana e Kosovës, përmes kontrolleve të rregullta të autorizimeve doganore dhe mbikëqyrjes së mallrave nën kontroll doganor, ka realizuar një vizitë kontrolluese në një depo doganore të autorizuar në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë kontrollit është verifikuar përmbushja e kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga autorizimi për ruajtjen e mallrave nën mbikëqyrje doganore. Pas analizimit të dokumentacionit dhe krahasimit të të dhënave elektronike me gjendjen faktike në depo, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se një pjesë e mallrave të depozituara kishte tejkaluar afatin e përdorimit.

Bëhet fjalë për 19,875 kilogramë produkt ushqimor me bazë yndyre bimore, për të cilin është konstatuar se afati i përdorimit kishte skaduar. Për këtë rast është njoftuar menjëherë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zyrtarët e së cilës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar gjendjen e mallit, duke urdhëruar asgjësimin e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Mallrat me afat të skaduar janë larguar nga depoja doganore dhe janë transferuar sipas procedurave përkatëse në hapësirat e përcaktuara nga Dogana e Kosovës, deri në përfundimin e procedurave të asgjësimit.

Po ashtu, gjatë inventarizimit fizik të stokut, është konstatuar një mospërputhje ndërmjet gjendjes së raportuar dhe asaj faktike. Nga sasia që duhej të gjendej nën mbikëqyrje doganore, mungonin 5,450 kilogramë mall, të cilat nuk janë gjetur në hapësirat e depos doganore gjatë kontrollit.

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat e mëtejshme administrative dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizave.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës, garantimin e sigurisë së konsumatorëve dhe zbatimin e ligjit në të gjitha procedurat doganore.

Photos from Dogana e Kosovës's post 09/06/2026

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐏𝐢𝐤ë𝐧 𝐊𝐮𝐟𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐁ë𝐫𝐧𝐣𝐚𝐤
Bërnjak, 08 Qershor 2026 – Gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në dalje të territorit të Kosovës, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetas të huaj.
Gjatë intervistimit fillestar, personat e ndaluar janë pyetur nëse posedonin mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Pas kësaj, është kryer një kontroll i detajuar i automjetit, përfshirë hapësirën e brendshme, bagazhin dhe një çantë personale krahu që përdorej për ruajtjen e dokumenteve, mjeteve monetare dhe sendeve të tjera personale.
Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara. Pas numërimit dhe verifikimit, është konstatuar se shuma totale e mjeteve monetare tejkalonte kufirin ligjor prej 10,000 euro, i cili obligon deklarimin pranë autoriteteve doganore.
Në çantën personale janë gjetur mjete monetare në dy valuta:
• 25,515 euro (EUR)
• 565,060 dinarë serbë (RSD), me vlerë të përafërt prej 4,813 euro
Vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara: 30,328 euro
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, personi është njoftuar për masat administrative të ndërmarra. Me këtë rast, është konfiskuar 25% e shumës totale, ndërsa 75% e shumës është ndaluar përkohësisht deri në verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së prejardhjes së mjeteve monetare. Rasti do të trajtohet nga sektori kompetent i hetimeve për procedurat e mëtejshme ligjore.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor dhe financiar, si dhe në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të paligjshme, përfshirë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe integritetit financiar të vendit.

Photos from Dogana e Kosovës's post 08/06/2026

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 6 qershor 2026 – Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinë të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në fluturimin Hamburg – Prishtinë, ka ndaluar për kontroll një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër.
Gjatë skanimit të bagazhit të tij, zyrtari doganor ka identifikuar elemente të dyshimta që mund të përbënin mall të ndaluar. Si rezultat, është kryer kontroll fizik i valixhes, ku janë gjetur 11 copë fishekë për armë.
Menjëherë pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore dhe ka konfiskuar municionin e gjetur.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e paligjshme të mallrave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës

06/06/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sekuestrohen produkte të dyshuara të falsifikuara në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës

Në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosves ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare. Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro.

Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. Rasti mbetet nën hetime.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Pristina
10000