19/06/2026
Ftesë
Në shenjë nderimi në 90-vjetorin e lindjes së akademikut dhe shkrimtarit të shquar Rexhep Qosja, organizohet një takim përkujtimor kushtuar jetës, veprës dhe kontributit të tij të jashtëzakonshëm në letërsinë, kulturën dhe mendimin shqiptar.
Në kuadër të këtij aktiviteti, shkrimtari dhe studiuesi Ag Apolloni do të mbajë fjalimin me temën “Njeriu i fjalës”, një reflektim mbi figurën dhe trashëgiminë intelektuale të Rexhep Qosjes.
📅25 qershor 2026
🕚11:00
📍Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Ftohen studiues, studentë, lexues dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë takim nderues.
Mirësevini!
18/06/2026
Biblioteka Kombëtare e Kosovës „Pjetër Bogdani” fton organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e shoqërisë civile, njohësit e bibliotekarisë dhe ekspertët e Inteligjencës Artificiale (IA) të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit të Projekteve për vitin 2026.
Ftesa bëhet në kuadër të Thirrjes Publike për mbështetje financiare të projekteve nga fusha e bibliotekarisë dhe IA për OJQ-të.
Të interesuarit mund të aplikojnë në cilësinë:
▪️ përfaqësues nga OJQ-të
▪️ njohës të bibliotekarisë dhe ekspertë të IA-së.
Për më shumë informacion:
https://bkk-pjeterbogdani.rks-gov.net/events/thirrje-per-aplikim/
https://bkk-pjeterbogdani.rks-gov.net/events/thirrje-per-aplikim-2/
Thirrje për aplikim – Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’
Bazuar në Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për projektet nga fusha e bibliotekarisë dhe IA, për OJQ, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi për subvencionimin e projekteve bibliotekare për OJQ, për vitin 2026, të hapura me datën 06.05.2026 të B.....
15/06/2026
Momente nga hapja e ekspozitës fotodokumentare “KFOR and Kosova +25” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
12/06/2026
Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”, e organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me organizatën Heartstone, me rastin e Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës.
Përmes objektivit të fotografit dokumentar britanik Nick Sidle, ekspozita sjell një rrëfim të ndjeshëm dhe autentik mbi Kosovën e viteve të para pas luftës. Fotografitë dokumentojnë jo vetëm angazhimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe jetën e përditshme, sfidat, shpresat dhe përvojat e qytetarëve që nisën rrugëtimin e rindërtimit dhe të së ardhmes.
E prezantuar për herë të parë në vitin 2001 dhe e rikthyer sot, 25 vjet më vonë, në një formë të restauruar dhe të zgjeruar, kjo ekspozitë fton publikun të reflektojë mbi rëndësinë e paqes, kujtesës kolektive dhe bashkëjetesës.
📅 12 Qershor 2026, ora 16:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Dizajni: Dardan Luta
11/06/2026
KFOR-i dhe Kosova +25
Në shënim të Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me organizatën Heartstone, hap ekspozitën fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.
Përmes objektivit të fotografit dokumentar britanik Nick Sidle, ekspozita sjell një rrëfim njerëzor mbi Kosovën në periudhën e pasluftës, duke dokumentuar jo vetëm angazhimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe jetën, sfidat, shpresat dhe përvojat e qytetarëve që përjetuan vitet e para të rindërtimit.
E prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe e rikthyer sot, 25 vjet më vonë, në një formë të restauruar dhe të zgjeruar, ekspozita fton publikun në kujtim, reflektim dhe dialog mbi rëndësinë e paqes, kujtesës kolektive dhe bashkëjetesës.
📅 12 Qershor 2026| 16:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij rrëfimi vizual që na rikujton jo vetëm fundin e një lufte, por edhe fillimin e një kohe të re për Kosovën.
Dizajni: Dardan Luta
04/06/2026
Biblioteka Kombëtare e Kosovës pati nderin të mirëpriste sot kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Akademisë, akademik Vasil Tole, akademik Anastas Angjeli dhe akademike znj. Anila Hoda. Delegacioni u mirëprit nga drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, znj. Blerina Rogova Gaxha, së bashku me stafin e institucionit.
Gjatë vizitës, delegacioni u shoqërua nga kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, si dhe akademiku Bardh Rugova.
Në kuadër të kësaj vizite, mysafirët u njohën me veprimtarinë, koleksionet dhe fondet e veçanta të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ata vizituan Bibliotekën e Artit Bashkëkohor, Bibliotekën e Muzikës, Bibliotekën Personale të Esad Mekulit, si dhe Qendrën e Digjitalizimit, ku u informuan mbi proceset dhe standardet bashkëkohore të ruajtjes, konservimit dhe digjitalizimit të trashëgimisë dokumentare.
Vizita u zhvillua në një frymë të shkëlqyer bashkëpunimi akademik dhe institucional, duke shërbyer si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave profesionale ndërmjet dy institucioneve homologe.
03/06/2026
Ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”
Instituti i Historisë i Kosovës “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, organizoi ekspozitën dokumentare me titull “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Ekspozita paraqet një rrugëtim dokumentues përmes botimeve të fshehta që qarkulluan në Kosovë gjatë periudhës 1980–1999 – një periudhë e karakterizuar nga rezistenca politike, kulturore dhe qytetare, si dhe nga përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen e identitetit kombëtar, të drejtës për informim dhe lirisë së shprehjes.
Përmes materialeve të ekspozuara vizitorëve u ofrohet mundësia të njohin nga afër format e organizimit intelektual e shoqëror që zhvilloheshin jashtë kanaleve zyrtare të kohës. Këto materiale përfaqësojnë dëshmi të rëndësishme historike dhe dokumentare mbi rolin që shtypi i fshehtë pati në ruajtjen e vetëdijes kolektive dhe në artikulimin e kërkesave për liri dhe të drejta politike në Kosovë.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Historisë të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me qëllim promovimin e kujtesës historike, vlerave dokumentare dhe qasjes publike ndaj burimeve që dëshmojnë zhvillimet historike të vendit.
Ekspozita do të jetë e hapur deri të premten.
Instituti i Historisë "Ali Hadri" Prishtinë