LDK ESHTE E PARA

LDK ESHTE E PARA

Share

Lidhja Demokratike e Kosovës💙

23/06/2026

Fillojnë pakënaqësitë në LDK

Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut nga LDK-ja.

A jeni pro apo kundër?

23/06/2026

Albin Kurti për Amerikën🇺🇲

Turp!🤦

23/06/2026

President Donald Trump 🇺🇲

22/06/2026

Po flitet rreth formimit të koalicionit VV dhe LDK🤝

A jeni pro apo kundër?

Jepni mendimin tuaj👇

22/06/2026

Komento⬇️

21/06/2026

A duhet dhënë dorëheqje Lumir Abdixhiku?

Komento⬇️

20/06/2026

Kush duhet të bëhet kryetar/e i partisë?

Komento⬇️

19/06/2026

Po ju si mendoni🤔

Komento⬇️

19/06/2026

Shkruan Agim Veliu🖊

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, përfundimisht, nuk mund të maskohet me interpretime kreative apo të paraqitet si sukses.

Qytetarët folën qartë, ndërsa LDK-ja mbeti e betonuar në vendin e tretë, larg pritjeve që vetë lidershipi krijoi gjatë fushatës zgjedhore dhe para saj.

Për dështimin e radhës, përgjegjësia politike bie para së gjithash mbi Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin, të cilët ishin arkitektët kryesorë të këtij projekti politik, i nisur në fillim me hile.

Prandaj, kur kërkohen meritat për çdo sukses, duhet të merret edhe përgjegjësia për dështimet.

U shpërfillën paralajmërimet e veprimtarëve, aktivistëve dhe figurave të shumta të LDK-së për centralizimin e partisë, margjinalizimin e mendimit ndryshe, largimin nga baza elektorale dhe së fundmi përzgjedhjen e kandidatëve sipas shijes dhe interesave personale e grupore.

Rezultati zgjedhor dëshmoi se ato shqetësime nuk ishin të pabaza.

Lidershipi aktual duhet ta pranojë dështimin e projektit të tyre për transformimin dhe përvetësimin e partisë sepse e morën përgjigjen nga elektorati.

LDK-ja ka nevojë për më shumë se reflektim formal. Ka nevojë për përgjegjësi konkrete.

Prandaj, është momenti i fundit të niset një proces zgjedhor i rregullt dhe transparent, duke hapur rrugë për figura politike që janë të dëshmuara, që gëzojnë mbështetje të gjerë dhe që interesin e partisë e vendosin mbi interesat personale apo grupore.

Një parti serioze nuk ringrihet duke festuar humbjet si fitore morale. Ajo ringrihet duke analizuar gabimet, duke rikthyer demokracinë e brendshme dhe duke vendosur standarde të qarta të llogaridhënies.

Nëse LDK-ja dëshiron të rikthejë besimin e humbur, ndryshimi duhet të fillojë nga maja e saj. Sepse partitë nuk dobësohen nga humbjet zgjedhore, por nga refuzimi për të nxjerrë mësime prej tyre.

LDK duhet t'i kthehet LDK-së dhe LDK-istëve të saj.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rr. Bill Clinton
Pristina
10000