Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës

Share

HISTORIA JONË

Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar me datën 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut.

Faqja zyrtare e Administratës Tatimore të Kosovës në Facebook! -
Zvanični sajt Poreska Administracija Kosova na Facebook! -
Official website of the Kosovo Tax Administration on Facebook! Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it. Nga Tetori i vitit 2001 deri në Shkurt të vitit 2003, kishte bashkë-drejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit

22/06/2026

Në “ATK me Zë”, Zana Bucaliu flet për mënyrën se si tatimpaguesit mund t’i përdorin shërbimet elektronike të ATK-së në çdo kohë, 24/7.

Për ata që preferojnë shërbimin fizik, zyrat e ATK-së janë të hapura gjatë ditëve të punës, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Shiko episodin e plotë në YouTube.

19/06/2026

Deklarimi elektronik i Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes është obligim për tatimpaguesit, në përputhje me periudhën e tyre të deklarimit.

Përmbushni obligimet brenda afateve të përcaktuara dhe sigurohuni që të dhënat e deklaruara të jenë të sakta.

18/06/2026

Mbajtja e dokumentacionit të rregullt është obligim ligjor për çdo tatimpagues që zhvillon veprimtari ekonomike.

Librat, regjistrimet, faturat dhe dokumentet që dëshmojnë origjinën, qarkullimin dhe shpenzimet duhet të mbahen në përputhje me legjislacionin tatimor.
Tatimpaguesit që e mbajnë dhe e paraqesin dokumentacionin sipas ligjit, i përmbushin obligimet e tyre dhe shmangin masat ndëshkuese.

Mbani dokumentacion të rregullt dhe veproni në përputhje me ligjin.

17/06/2026

ATK verifikon mallrat pa origjinë

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton tatimpaguesit se çdo mall duhet të jetë i pajisur me dokumentacion që dëshmon origjinën e tij, nga pranimi deri te sh*tja.

Verifikimet e ATK-së do të fokusohen te mallrat pa dokumentacion mbështetës.

Mosrespektimi i obligimeve ligjore do të sjellë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Dokumentoni mallrat dhe përmbushni detyrimet tatimore.

17/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, pati kënaqësinë të mirëpresë tenorin me famë ndërkombëtare, z. Rame Lahaj.

Gjatë kësaj vizite, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i z. Lahaj në promovimin e kulturës, artit dhe imazhit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm, z.Hyseni, shprehu mirënjohjen për vizitën dhe i uroi suksese të mëtejshme në karrierën e tij të shkëlqyer profesionale.

Po ashtu, u theksua se Departamenti për Shërbime dhe Regjistrim të Tatimpaguesve mbetet vazhdimisht në dispozicion për të ofruar asistencë, këshilla dhe mbështetje profesionale për tatimpaguesit, me qëllim të lehtësimit të përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe avancimit të kulturës së pajtueshmërisë vullnetare.

16/06/2026

Qytetarët të cilëve u është refuzuar aplikimi për mbështetje nga Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë.

Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit.

Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashtrimin e ankesave.

🔗 https://ankesappi.rks-gov.net

16/06/2026

Përveç shërbimeve elektronike, ATK vazhdon të mbështesë tatimpaguesit edhe përmes seminareve informuese që organizohen rregullisht nëpër regjione.

Në “ATK me Zë”, Zana Bucaliu flet për rëndësinë e këtyre takimeve në informimin dhe udhëzimin e tatimpaguesve.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në YouTube.

15/06/2026

Administrata Tatimore e Kosovës reagon ndaj deklaratave joprofesionale dhe komplet te pa sakta të politikanit Mërgim Lushtaku, të dhëna për Televizionin Kanal 10, ku ai ka pretenduar se disa biznese po hezitojnë të investojnë në sport për shkak të kontrolleve të ATK-së.

ATK sqaron opinionin publik se kjo deklaratë është e pasaktë dhe e pambështetur në të dhëna faktike. Për më tepër, mënyra se si është paraqitur krijon përshtypjen e një deklarimi tendencioz, me qëllim krijimin e një perceptimi të gabuar ndaj punës së Administratës Tatimore të Kosovës.

Të dhënat zyrtare tregojnë një realitet krejtësisht tjetër nga ai i paraqitur nga z. Lushtaku. Vetëm në vitin 2025, bizneset kanë përfituar nga sponsorizimet në vlerë prej mbi 21.7 milionë euro, dhe kjo është dhjetëfishi i vlerës prej 2.2 milionë euro sa ishte në vitin 2020, ndërsa numri i bizneseve që kanë sponsorizuar aktivitete sportive është rritur nga 173 biznese në vitin 2020 në 1,041 biznese në vitin 2025.

Kjo paraqet një rritje mbi 500%. Këto shifra nuk tregojnë hezitim të bizneseve për të investuar në sport. Përkundrazi, ato dëshmojnë rritje enorme të interesimit dhe përfshirjes së sektorit privat në mbështetje të aktiviteteve sportive.

Prandaj, pretendimi se kontrollet e ATK-së po pengojnë investimet në sport është jo vetëm i pasaktë por edhe jo etik për një figurë politike.

Administrata Tatimore e Kosovës në asnjë rast nuk vepron me metoda selektive. ATK ka fuqizuar një qasje më profesionale, të matshme dhe të bazuar në të dhëna konkrete, ku aktivitetet e monitorimit dhe kontrollit zhvillohen mbi bazën e analizës së riskut, indikatorëve objektivë dhe indikacioneve që kërkojnë verifikim. Kontrollet nuk mbështeten në vlerësime individuale, qasje të paunifikuara apo vendime të rastësishme, por zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë tatimpaguesit, pavarësisht sektorit, natyrës së aktivitetit apo lidhjes së biznesit me fusha të caktuara, përfshirë edhe sponsorizimet në sport.

Kontrolli tatimor nuk është pengesë për biznesin e ndershëm. Ai është mekanizëm që garanton ligjshmëri, trajtim të barabartë, transparencë dhe konkurrencë të ndershme në treg.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar për trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve dhe për zbatim të drejtë të ligjit. Përmes punës së saj të vazhdueshme, ATK do të vazhdojë të kontribuojë në një mjedis të favorshëm për investime, zhvillim ekonomik dhe mbështetje të qëndrueshme për sportin në Republikën e Kosovës.

15/06/2026

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

12/06/2026

Kujdes në përmbushjen tatimore në sektorin e ndërtimtarisë!

Bizneset e këtij sektori duhet të sigurojnë deklarimin e saktë të qarkullimit, lëshimin e faturave për çdo punë të kryer, deklarimin e punëtorëve dhe evidentimin korrekt të angazhimeve me nënkontraktorët.

Punoni në përputhje me ligjin, mbani dokumentacion të rregullt dhe përmbushni obligimet tatimore me kohë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Këndi I Rrugëve Dëshmorët E Kombit Dhe Bill Klinton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00