Posta e Kosovës

Posta e Kosovës

Share

Faqja zyrtare e Postës së Kosovës. Këtu gjeni informata për shërbime postare, financiare dhe njoftime për qytetarët. Tani si entitet i ndarë nga PTK SH.A.

Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës (PTT) është themeluar në vitin 1959. Në vitin 1999 është ndryshuar emërtimi nga PTT në PTK (Postë Telekomi i Kosovës). operon si Posta e Kosovës (PK SH.A.) prej datës 01.08.2012

Me suprimimin e autonomisë se Kosovës, si në çdo institucion tjetër të Kosovës punëtoret shqiptar u dëbuan nga PTT-ja. Me përfundimin e luftës, konkretisht me 02.08.1999, punonjësit

Photos from Posta e Kosovës's post 16/06/2026

Një ditë e mbushur me buzëqeshje dhe kureshtje në Postën e Magurës 📬😊

Kolegët tanë në Postën e Magurës mirëpritën me kënaqësi nxënësit parashkollor të SHFMU “Haradin Bajrami”, të cilët me fytyra të buzëqeshura dhe plot energji pozitive u njohën nga afër me shërbimet postare dhe punën e përditshme të stafit tonë.

Gjatë vizitës, fëmijët u informuan në mënyrë të thjeshtë e edukative për funksionimin e postës, duke e kthyer këtë përvojë në një moment të këndshëm dhe interaktiv 😊✨

Posta e Kosovës vazhdon të jetë afër komunitetit dhe brezave të rinj 💛

15/06/2026

Mos e lini për momentin e fundit 🏘

Afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është 30 Qershor.

Me Posta e Kosovës e kryen pagesën lehtë dhe pa stres, në cilëndo zyrë postare pranë teje.

Sot jemi të hapur nga ora 08:00, me shërbim të vazhdueshëm edhe pas festave, që ti të kesh gjithmonë kohë për të kryer pagesat dhe shërbimet që të duhen ✉📦

Përveç tatimit në pronë, mund të paguash edhe të gjitha faturat e tua në një vend të vetëm.

📍 Shiko orarin e zyrave
https://postakosoves.com/orari/

13/06/2026
Photos from Posta e Kosovës's post 13/06/2026

Filloni ditën me shërbimet tona!

Në zyrat postare, mund të kryeni pagesat e faturave tuaja edhe të shtuneve nga ora 08:00 e mëngjesit.

Shpejt, lehtë dhe pa stres - Posta e Kosovës gjithmonë pranë jush! 📮🚚

Photos from Posta e Kosovës's post 11/06/2026

⚽️🏆 Posta e Kosovës, me rastin e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2026, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Kampionati Botëror i Futbollit 2026”. 🌍📮

Të realizuara përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, këto krijime filatelike sjellin në mënyrë simbolike emocionin, pasionin dhe frymën bashkuese që përcjell ngjarja më e madhe sportive në botë. ⚽️✨ Përmes ngjyrave, elementeve artistike dhe simbolikës së futbollit, ky emision filatelik shndërrohet në një urë komunikimi që lidh njerëz, kultura dhe emocione përtej kufijve. 🤝🌎

Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës vazhdon të dëshmojë rolin e saj në promovimin e vlerave universale përmes filatelisë, duke e kthyer pullën postare në një ambasadore të sportit, miqësisë dhe komunikimit njerëzor. 📬💫 Këto pulla postare nuk janë vetëm pjesë e koleksioneve filatelike, por bartëse të kujtimeve, emocioneve dhe mesazheve që qytetarët mund t’i shkëmbejnë mes tyre në frymën e kësaj ngjarjeje globale. ❤️⚽️

FIFA World Cup 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, për herë të parë në tri shtete organizatore: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ky edicion do të hyjë në histori si kampionati i parë me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve. 🏟️🌍🇨🇦🇲🇽🇺🇸

Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe komunikimit të tyre këtë emision të veçantë filatelik, përmes të cilit emocionet e futbollit, gëzimi i garës dhe fryma bashkuese e Kampionatit Botëror të përcillen nga njëri tek tjetri, në çdo letër, kartolinë apo kujtim që udhëton nëpër botë. 📮⚽️✉️🌍

10/06/2026

ℹ Pagesat e taksave doganore shlyhen nga sistemi në kohë reale! Pagesat mund t'i paguani në të gjitha zyrat postare 📮🏢

Gjatë javës zyrat tona postare janë të hapura, nga ora 08:00 e mëngjesit.

📍 Adresat e zyrave postare: https://postakosoves.com/orari/

Photos from Posta e Kosovës's post 08/06/2026

Posta më afër qytetarëve!

Kolegët tanë nga Mitrovica realizuan një aktivitet promocional me qytetarë përmes shtandit informues, ku prezantuam nga afër shërbimet tona postare dhe financiare jo-bankare.

Qytetarët patën mundësinë të informohen për shërbimet, përfitimet dhe lehtësitë që ofron posta, si dhe të marrin materiale promocionale. 📦📨

Faleminderit të gjithë qytetarëve për interesimin dhe vizitën!

06/06/2026

Mirëmengjesi ☀️

Në rrjetin e zyrave postare ofrohet mundësia e pagesës së kësteve të kredisë për institucionet financiare:

IMF Start, KEP Trust, IMF KGMAMF, IMF KosInvest, IMF NOA, IFJB Lesna, AFK, BI Credit dhe Monego.

📍 Zyrat postare janë të hapura sot nga ora 08:00.

05/06/2026

🌍 Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Posta e Kosovës rikujton përkushtimin e saj në promovimin e mbrojtjes së mjedisit përmes emisioneve filatelike me motive mjedisore. 🌿♻️

Përmes filatelisë, Posta e Kosovës ka kontribuar në ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe ambientit.

✅ Blloku filatelik “Mendo Gjelbër” u rendit në vendin e pestë në konkursin ndërkombëtar “WIPA GrandPrix 2016” për pullën më të bukur.

🌱 Ta ruajmë natyrën sot, për një të ardhme më të gjelbër nesër!

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rr. "28 Nëntori", Nr. 4, Dardania
Pristina
10000,PRISHTINE