Partia Demokratike e Kosovës - PDK

Partia Demokratike e Kosovës - PDK

Share

Faqja e vetme zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo faqe menaxhohet nga Zyra e Komunikimit

Photos from Partia Demokratike e Kosovës - PDK's post 19/06/2026

Kryetari Hamza dhe ambasadori Rudolph flasin për zhvillimet politike dhe stabilitetin institucional

Prishtinë, 19 qershor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në selinë qendrore të PDK-së, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional.

Gjatë takimit, kryetari Hamza rikonfirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Kryetari Hamza e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, si dhe për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Photos from Partia Demokratike e Kosovës - PDK's post 17/06/2026

Mblidhet kryesia e PDK-së, nisin përgatitjet për procesin e brendshëm zgjedhor

Prishtinë, 17 qershor - Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të kryesisë, ku temë qendrore e diskutimit ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit, nga nëndegët deri te pozita e kryetarit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi rëndësinë e një procesi korrekt dhe transparent, duke garantuar përmbajtje dhe standarde të larta demokratike në çdo hap të tij.

Në këtë kuadër, u vendos formimi i një grupi punues, i cili do të ketë përgjegjësi për përgatitjen teknike dhe ligjore të këtij procesi zgjedhor.

Ky grup do të kujdeset për orientimin, mbarëvajtjen dhe strategjinë e përgjithshme, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të drejtë.

Afati i përcaktuar për fillimin e zgjedhjeve të brendshme është muaji shtator, duke i dhënë kohë të mjaftueshme strukturave organizative për përgatitje të plotë dhe gjithëpërfshirëse.

Kryesia e PDK-së riafirmoi përkushtimin e saj për një proces demokratik, të drejtë dhe përfaqësues, në përputhje me standardet dhe traditën politike të PDK-së.

11/06/2026

Sonte u shua një luftëtar i madh i lirisë. Sahit Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, u nda nga jeta.

Ai u largua fizikisht nga ne, por përjetësisht mbetet pjesë e historisë së Kosovës së lirë dhe e brezit më të lavdishëm të UÇK-së që solli lirinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij.

Prehu në paqe, luftëtar i lirisë!

Photos from Partia Demokratike e Kosovës - PDK's post 09/06/2026

Kryesia e PDK-së diskuton rezultatin zgjedhor dhe paralajmëron zgjedhje të brendshme këtë vit

Prishtinë, 9 qershor - Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar rezultati i zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë të PDK-së.

Kryesia vlerësoi se pjesëmarrja më e ulët në procesin zgjedhor, krahasuar me ciklet e kaluara me rreth 200 mijë votues më pak, përbën një sinjal serioz që reflekton lodhjen e qytetarëve nga krizat e njëpasnjëshme politike, polarizimin e madh shoqëror dhe zhgënjimin e akumuluar gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe ndikimi i rrethanave të përgjithshme politike dhe ekonomike në rezultatin zgjedhor. Masat financiare dhe subvencionet e shpërndara nga Qeveria në prag të zgjedhjeve u vlerësua se kanë ndikuar në krijimin e perceptimit te një pjesë e elektoratit opozitar se rezultati zgjedhor ishte i paracaktuar, duke ndikuar në dekurajimin e tyre për të dalë në votime.

Pavarësisht këtyre rrethanave, Kryesia vlerësoi se PDK-ja mbetet subjekti më i madh opozitar, duke ruajtur përqindjen e përfaqësimit politik, me mundësi rritjeje të lehtë të numrit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, theksoi se gjatë periudhës së fundit, PDK-ja është përballur me procese të shumta zgjedhore të njëpasnjëshme, duke mos pasur hapësirën dhe kohën e nevojshme për riorganizim dhe konsolidim të strukturave të saj.

Në këtë mbledhje, Kryesia diskutoi edhe proceset e ardhshme, përfshirë zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të jenë të hapura, fer dhe gjithëpërfshirëse, me synim krijimin e hapësirës për ide të reja, energji të reja dhe përfshirje më të madhe të gjeneratave të reja në strukturat drejtuese të PDK-së.

Kryesia diskutoi mundësinë që procesi i brendshëm zgjedhor të fillojë në shtator 2026.

Po ashtu, u ritheksua edhe rëndësia e përmbylljes së procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-liderëve të PDK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, si një proces me rëndësi të veçantë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për të reflektuar mbi secilin mësim të nxjerrë nga procesi zgjedhor dhe për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror të Republikës së Kosovës.

08/06/2026

Hamza: Qytetarët janë lodhur nga krizat, institucionet të formohen sa më parë

Prishtinë, 8 qershor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

Hamza në një konferencë për media, theksoi se pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në këtë proces zgjedhor është mesazh për të gjitha partitë politike se populli është lodhur nga krizat.

“Unë i uroj të gjitha partitë politike që kanë qenë në garë për rezultatet. Ka qenë një proces në vazhdën e disa proceseve zgjedhore. Për PDK-në, rezultati është ky që është. Sigurisht që kemi mundur më shumë. Nëse i referohemi vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë pres që numri i deputetëve të jetë pak më i madh se sa që ka qenë në mandatin paraprak. Megjithatë ne po e presim përfundimin e procesit zgjedhor, numërimin e të gjitha votave”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza tha se qytetarët kanë nevojë për stabilitet politik, institucional dhe që Qeveria e vendit të merret me përmirësimin e standardit të jetesës së tyre.

“Është e rëndësishme që të kemi konstituim të Kuvendit sa më shpejtë, formim të Qeverisë, zgjedhje të Presidentit dhe të mos ketë vakum institucional, për shkak se interesi i vendit është mbi interesin e secili subjekt politik”, shtoi ai.

Hamza u shpreh se gara zgjedhore ka qenë e pabarabartë, sepse partia në pushtet e ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit për shtesa dhe subvencione, pikërisht në kohë fushate.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira, por nuk kanë qenë të drejta dhe ishin të pabarabarta, sepse është përdorur paraja publike, e cila sigurisht ka ndikuar edhe në rezultat. Për këtë qëllim unë kam thënë që zgjedhjet mund të kenë qenë të lira, por nuk janë të ndershme”, theksoi ai.

Hamza njoftoi se PDK ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme, një proces që do të finalizohet brenda këtij viti.

“Unë si kryetar i PDK-së jam zgjedhur para disa muajve, sigurisht se jam në mandat të plotë për 4 vjet. Megjithatë, në këtë proces zgjedhor gara do të jetë e hapur për të gjitha nivelet prej nëndegëve, degëve, për këshillin drejtues dhe për kryetarin. Posti i kryetarit do të jetë garë e hapur”, tha ai.

Sa i përket vendimit për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hamza tha se presin vendim lirues.

“Presim që të jetë vendim lirues, përndryshe kish me qenë vështirë me i thanë drejtësi kësaj. Nuk ka asnjë arsye që vendimi të mos jetë lirues”, theksoi ai.

08/06/2026

Deklarimi i Kryetarit të PDK-së lidhur me procesin zgjedhor.

06/06/2026

🔴Kosova ndryshon më 7 qershor, Kosova voton 125!


Photos from Bedri Hamza's post 05/06/2026
05/06/2026

Tubimi i PDK-së në Mitrovicë: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!


Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Bulevardi "Nënë Tereza" Nr. 9
Pristina
10000