Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit

Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit

Share

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Thirr FALAS në 0800 11000

Mbrojtja e konsumatorit për çdo shtet, shoqëri të organizuar, jo vetëm që është një sferë dhe problematikë me rëndësi dhe peshë te veçantë, por edhe komponentë po aq relevante dhe me ndikim të përhershëm në ecuritë dhe kahet e zhvillimit ekonomik e shoqëror. Andaj angazhimi i faktorëve kompetentë ne avancimin e pozitës dhe të drejtave të konsumatorëve është detyrim ligjor dhe institucional por edh

04/05/2026

MINTI kërkon të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i njofton të gjithë operatorët ekonomikë, që veprojnë në fushën e prodhimit, importit, distribuimit, si dhe sh*tjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të qumështit, se, në përputhje me Ligjin nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, përkatësisht neni 9 dhe neni 16, si dhe Ligjin nr. 2004/ 18 për Tregtinë e Brendshme, përkatësisht neni 48, janë të obliguar të respektojnë këto kërkesa:

1. Në përputhje me dispozitat që rregullojnë informimin e drejtë dhe të saktë të konsumatorit, deklaracioni i produktit në gjuhët zyrtare, i vendosur në paketim, duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe të dukshme përbërjen e produktit, duke specifikuar nëse produkti është:
• me bazë shtazore (100%) (dairy);
• me bazë bimore; (plant-based milk), apo
• me bazë të qumështit pluhur.

2. Në përputhje me rregullat për ushtrimin e tregtisë dhe prezantimin e mallrave në treg, subjektet që bëjnë sh*tje me pakicë janë të obliguara të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive në vijim:
• produktet e qumështit me bazë shtazore (dairy);
• produktet me bazë bimore (plant-based milk);
• produktet me bazë të qumështit pluhur.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese.

Ne rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi.

Njëkohësisht, ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, në rast se vërejnë parregullsi, përfshirë mungesën e klasifikimit të produkteve apo mos deklarimin e qartë të përbërjes, të paraqesin ankesat e tyre së bashku me dëshmi përkatëse (p.sh. fotografi nga raftet), përmes:

• numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber), ose
• adresës elektronike: [email protected].
Për çdo parregullsi të konstatuar gjatë inspektimeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Photos from Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit's post 02/04/2026

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit

Në këtë takim u diskutuan çështje që ndërlidhen me mbrojtjen e konsumatorit, përkatësisht ankesat që prekin fusha të ndryshme, përfshirë problematikën me njehsorët elektrikë, ngritjen e çmimeve të derivateve, si dhe sektorët e tjerë për të cilët qytetarët e Republikës së Kosovës kanë paraqitur ankesa.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, është formuar grupi punues për hartimin e programit katërvjeçar për mbrojtjen e konsumatorit në vendin tonë.

Ndërsa Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantoi raportin me statistikat mbi numrin e ankesave, llojin e tyre, si dhe informacionet lidhur me trajtimin e këtyre ankesave.

Ministria mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në adresimin e çdo shqetësimi të tyre në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Muharrem Fejza
Pristina
10000