ShFMU "Faik Konica"

ShFMU "Faik Konica"

Share

Shkollë fillore dhe e mesme e ulët [Shq./ALB] SHFMU* "Faik Konica" është një ndër shkollat më të vjetra dhe më të mëdha në Kryeqytet.

Shkolla jonë u ofron nxënësve mundësi nxëniejeje duke u bazuar në Kurrikulën Kombëtare të Kosovës dhe promovon të mësuarit logjik dhe prakitik. Në shkollën tonë të gjithë janë të përfaqësuar përmes trupave organizativ. Trupat organizative që shkolla jonë ka janë: Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSh), Këshilli i Sigurisë (KS), Këshilli i Nxënësve (KN), Këshilli i Prindërve (KP), Këshilli i Mësimdhën

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 19/06/2026

Nxënësit e klasave të dyta morën pjesë në aktivitetin “Studiueset Femra në Shkencë”, të organizuar në Fakultetin e Edukimit.

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shohin përmes eksperimenteve zbulimet e shkencëtarëve femra të realizuara nga studentet e programit fillor. Përmes këtij aktiviteti nxënësit përjetuan momente interesante dhe edukative që zgjuan kureshtjen e tyre për shkencën.

Falënderojmë profesoreshën Arlinda Bytyqi Damoni për mikpritjen dhe përvojën e vlefshme të ofruar për nxënësit tanë.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 18/06/2026

Fëmijët e klasave përgatitore të mësueseve Florije dhe Valona festuan me gëzim përfundimin e këtij viti shkollor.

Të gatshëm për klasën e parë, ata nisin një rrugëtim të ri drejt dijes dhe sukseseve të ardhshme.
Suksese!

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 17/06/2026

Nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata patën mundësinë të vizitojnë Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbledh çdo vit dashamirës të librit dhe të dijes.

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me botime të ndryshme, autorë dhe shtëpi botuese, duke pasuruar njohuritë e tyre dhe duke nxitur interesimin për leximin.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 11/06/2026

Me entuziazëm dhe vëmendje të veçantë, nxënësit tanë patën mundësinë të dëgjojnë rrëfimet e z. Valon Murati për angazhimin e tij në LKÇK dhe UÇK.

Përmes rrëfimeve të z. Murati, nxënësit shënuan 12 Qershorin – Ditën e Paqes.

Faleminderit Komunës së Prishtinës për iniciativën, dhe z. Valon Murati për kohën e ndarë dhe mesazhet e vlefshme që përcolli te nxënësit tanë.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 10/06/2026

Vazhdojmë të jemi konsistentë në sukseset dhe arritjet e nxënësve tanë. Bravo të gjithë nxënësve pjesëmarrës për përkushtimin, angazhimin dhe punën e tyre!

Jemi të lumtur që shkolla jonë ka arritur të fitojë vendin e dytë në nivel komunal në Garat e Diturisë. 👏🏆

Vendi i parë në Gjuhë Angleze – Klea Shala;
Vendi i parë në Biologji – Adea Millaku;
Vendi i katërt në Gjeografi – Leard Sallahu;
Vendi i katërt në Gjuhë Shqipe – Jora Byçmeti;
Vendi i katërt në Kimi – Akil Miftari;
Vendi i pestë në Fizikë – Tiara Bytyçi;
Vendi i shtatë në Histori – Lira Hajdini;
Vendi i njëmbëdhjetë në Matematikë – Ema Hamiti; dhe
Vendi i tretë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe – Jora Byçmeti.

Faleminderit të gjithëve! Vazhdoni të shkëlqeni gjithmonë dhe kudo që jeni.👊👊

10/06/2026

Me krenari ndajmë suksesin e nxenesit Ari Kastrati kl 6/2 në garën Einstein Olympiad – Matematikë dhe shkencë, ku ka dëshmuar përkushtim, talent dhe rezultate

I urojmë Arit edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen! 🏅

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 09/06/2026

Sot klasa II/1, pati kënaqësinë të mirëpret Dr. Qëndrim Gashin, Doktor i Shkencave Matematikore.

Nxënësit e pritëm me shumë kureshtje dhe entuziazëm, ndërsa përmes aktiviteteve dhe bashkëbisedimit të ngrohtë dhe inspirues, nxënësit tanë fituan njohuri të reja dhe u motivuan ta duan edhe më shumë matematikën.

E falënderojmë për vizitën, kohën dhe inspirimin që u dhuroi nxënësve tanë.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 08/06/2026

Supervullnetarët, Duart e Vogla të Prishtinës pas punës njëvjeçare na befasuan me një nga projektet më të veçanta e cila ishte krijimi i bibliotekës “Bota e Qetësisë” brenda shkollës. Projekt sensibilizues dhe atraktiv, ku nxënësit mund të gjejnë materiale dhe libra për të lexuar rreth shëndetit mendor.

Supervullnetarët (Duart e Vogla të Prishtinës) janë një klub aktiv, i udhëhequr nga arsimtarja Makfire dhe Pajtesa. Falënderojmë OJQ TOKA, si dhe shtëpitë botuese Dukagjini, Libri Shkollor, Albas, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e projektit tonë.



8 Qershor 2026

05/06/2026

Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershor 2026

"Frymëzuar nga Natyra. Për Klimën. Për të Ardhmen Tonë."

Për nder të kësaj dite në oborrin e shkollës "Faik Konica" u vendos një instalacion me materiale të riciklueshme.

Ky projekt u përkrah nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ. Shkolla i falënderon përzemërsisht donatorët.

Ne mbesim të përkushtuar për një të ardhme më të gjelbër.

🌳



Photos from Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër.'s post 05/06/2026
Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Xhorxh Bush 60
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:00
Tuesday 07:30 - 18:00
Wednesday 07:30 - 18:00
Thursday 07:30 - 18:00
Friday 07:30 - 18:00