TV Prizreni

TV Prizreni

Share

Faqja zyrtare e TV Prizrenit

19/06/2026
19/06/2026

Ndahet nga jeta ish punëtori i Bibliotekës së Prizrenit dhe SHKA" Agimi", Zekri Vetimi

Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare, Zekri Vetimi nga Prizreni, kanë njoftuar familjarë të tij si dhe drejtues e ish kolegë e miq nga Biblioteka e Qytetit dhe nga SHKA " Agimi", përmes njoftimeve mortore në rrjete sociale. Ai gjatë jetës së tij ka qenë pjesë e Bibliotekës së Prizrenit si dhe instrumentist në trupën më të vjetër artistike në vendin tonë " Agimi". Varrimi i të ndjerit bëhet pas pak në kohën e ikindisë në varrezat e qytetit.

19/06/2026

🌤☀️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të premten, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten, më 19 qershor, në vend do të mbajë mot kryesisht i kthjellët me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Kushtet meteorologjike parashihen të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë, ndërsa moti i ngrohtë do të vazhdojë të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

18/06/2026

🎓420 studentë të Universitetit të Prizrenit " Ukshin Hoti", nga fusha të ndryshme të studimit, dje pasdite hodhën kapelat e diplomimit, duke shënuar me krenari fundin e rrugëtimit të tyre akademik dhe fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre profesionale.

Want your business to be the top-listed Government Service in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Prizren
65195