LDK RAHOVEC

LDK RAHOVEC

Share

FAQJA ZYRTARE - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS DEGA RAHOVEC LDK eshte anetare vezhguese e EPP (European People's Party Partia Popullore e Evropës).

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e qendrës së djathtë, që mbështetet në kulturë e jo në ideologji, që ka instrument të punës përgjegjësinë e jo detyrimin. Në gjirin e saj kultivohet dialogu dhe konkurrenca e ideve për vlerat deri në nivelin e formimit të qëndrimeve, që bëhen të patjetërsueshme dhe të obligueshme për veprim. Në këtë mënyrë ruhet demokracia e brendshme e zhvillimit të saj dh

Photos from LDK RAHOVEC's post 14/06/2026

Në këtë ditë të veçantë për Rahovecin, përulemi me respekt para veprës dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë e vendit tonë.

14 Qershori është ditë krenarie, kujtimi dhe mirënjohjeje për dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që kontribuuan që Rahoveci dhe Kosova të jetojnë të lirë.

Duke nderuar të kaluarën tonë, forcojmë përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Urime Dita e Çlirimit të Rahovecit!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të rënë për liri!

LDK RAHOVEC

07/06/2026

Të nderuar qytetarë, anëtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së,

Në emrin tim personal dhe në emër të Degës së LDK-së në Rahovec, ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për angazhimin, përkushtimin dhe kulturën demokratike që treguat gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Falë punës suaj të palodhshme, mbështetjes së vazhdueshme dhe besimit në vlerat që përfaqëson LDK-ja, arritëm të zhvillojmë një fushatë dinjitoze, të bazuar në respekt, program dhe vizion për të ardhmen.

Faleminderit çdo qytetari që na besoi, çdo aktivisti që kontribuoi dhe çdo anëtari të strukturave që punoi me përkushtim deri në momentin e fundit.

Me respekt,
Burim Krasniqi
Kryetar i LDK-së – Dega Rahovec

06/06/2026

Të nderuar aktivistë, struktura të LDK-së, mbështetës, simpatizantë dhe të gjithë qytetarët që na qëndruat pranë gjatë kësaj fushate:

Nga zemra ju falënderoj për përkushtimin, angazhimin dhe besimin që i dhatë Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec.

Faleminderit çdo aktivisti që trokiti në dyer, çdo të riu e të reje që u angazhua, çdo gruaje e burri që kontribuoi në organizim, si dhe secilit qytetar që na priti, na dëgjoi dhe na mbështeti.

Kjo fushatë dëshmoi se LDK-ja në Rahovec është e bashkuar, e fortë dhe e gatshme të punojë për një të ardhme më të mirë për qytetin dhe fshatrat tona.

Forca jonë ka qenë dhe mbetet besimi i qytetarëve dhe puna e ndershme e njerëzve tanë.

Nesër është dita e vendimit.
Ju ftoj të gjithëve që të dilni masivisht në zgjedhje dhe ta shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike për të votuar.

Votoni LDK-në – Nr. 113.

Çdo votë ka rëndësi. Çdo votë është një hap drejt zhvillimit, dinjitetit dhe perspektivës që e meriton Rahoveci.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!

Photos from LDK RAHOVEC's post 06/06/2026

Në Krushë të Madhe e përmbyllëm fushatën tonë zgjedhore, mes mbështetjes, besimit dhe energjisë së jashtëzakonshme të qytetarëve tanë.

Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi. Besimi juaj është forca jonë më e madhe.

Tashmë fjala i takon qytetarëve.

Na priftë e mbara!

LDK 113 ✅
Avdullah Hoti 11 ✅
Ukë Rugova 8✅
Fahrije Hoti 13✅
Adelina Thaqi Meta 18✅
Gëzim Hazrolli 35✅
Ferid Agani 38✅
Fatmir Memaj 80✅

LDK RAHOVEC

06/06/2026

Baca Hasan është një veprimtar i dalluar i LDK-së dhe një figurë e respektuar në mërgatën shqiptare në Zvicër. Krahas angazhimit të tij politik e shoqëror, ai prej vitesh ka punuar me përkushtim misionin fisnik të mësuesit të gjuhës dhe kulturës amtare në Zürich, duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës shqipe dhe vlerave tona tek brezat e rinj të diasporës.

LDK Rahovec

06/06/2026

Sonte takohemi në Krushë të Madhe, në tubimin përmbyllës elektoral, së bashku me nëndegët e Celinës, Nagavcit, Hoqës së Vogël dhe Brestocit.

📍 Shkolla Fillore – Krushë e Madhe
🕢 Ora 18:30

Mirë se vini!

LDK 113 ✅
Avdullah Hoti 11 ✅
Fahrije Hoti 13✅

LDK RAHOVEC

05/06/2026

Sonte, duke filluar nga ora 20:00, ju ftojmë të merrni pjesë në Tubimin Përmbyllës të Fushatës në Sheshin Skënderbeu.

Le ta kurorëzojmë së bashku këtë rrugëtim me energjinë, besimin dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme.

Shihemi sonte! ✌️

LDK 113 ✅
Avdullah Hoti 11 ✅
Fatmir Memaj 80 ✅

LDK RAHOVEC

Photos from LDK RAHOVEC's post 04/06/2026

Xërxa sonte dëshmoi edhe një herë se mbështetja për LDK-në po rritet çdo ditë!

Mes entuziazmit dhe energjisë së jashtëzakonshme të qytetarëve, vazhduam rrugëtimin tonë drejt fitores së 7 qershorit. Besimi që po marrim në çdo takim është motivim për të ecur përpara me vendosmëri.

Xërxa është rreshtuar fuqishëm për ndryshim, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz.

LDK 113 ✅

Avdullah Hoti 11 ✅
Shefqet Shehu 43 ✅
Fatmir Memaj 80✅

LDK RAHOVEC

04/06/2026

Sonte takohemi në Xërxë në tubim elektoral së bashku me nëndegët e Fortesës, Gexhës, Sapniqit, Pataqanit të Poshtëm.

📍 Shtëpia e Kulturës - Xërxë
🕢 Ora 20:30

Mirë se vini!

LDK 113 ✅

Avdullah Hoti ✅

LDK RAHOVEC

Photos from LDK RAHOVEC's post 03/06/2026

Ratkoci sonte foli qartë✌️

Energjia e jashtëzakonshme dhe mbështetja e madhe e qytetarëve dëshmuan se fryma e fitores po përhapet në çdo cep të Rahovecit.

Ky mobilizim i madh na jep besim dhe forcë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt 7 qershorit, ditës kur qytetarët do të vendosin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Falënderojmë nga zemra të gjithë qytetarët e Ratkocit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre, si dhe kandidatët për deputetë nga degët fqinje të Prizrenit, Gjakovës, Malishevës dhe Klinës që na nderuan me praninë e tyre në këtë takim madhështor.

LDK 113 ✅
Avdullah Hoti 11 ✅
Fahrije Hoti 13✅
Gëzim Hazrolli 35✅
Shefqet Shehu 43✅
Astrit Desku 49✅
Fatmir Memaj 80 ✅
Shaban Osmanaj 82✅

LDK RAHOVEC

Want your business to be the top-listed Government Service in Rahovec?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rruga Sheh Mihedini
Rahovec
21000