Ali Dula

Ali Dula

Share

Zëvendësministër i parë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

17/06/2026

Faleminderit mërgatës sonë të mrekullueshme, e cila edhe këtë herë dëshmoi se zemra e saj rreh fuqishëm për atdheun. Mbështetja, angazhimi dhe besimi juaj për Lëvizjen ishin të jashtëzakonshme. Kontributi juaj nuk matet vetëm me votë, por me përkushtimin e pandërprerë për të ardhmen e Kosovës. Mirënjohje të pafund për secilin prej jush!

17/06/2026

Sot është ditëlindja e Ukshin Hotit

Një nga mendjet më të thella politike dhe intelektuale shqiptare të shekullit XX. Një veprimtar që e pagoi me burg, përndjekje dhe në fund me zhdukjen e tij përkushtimin ndaj lirisë, barazisë dhe të drejtës së popullit shqiptar të Kosovës për vetëvendosje.

Regjimi serb në Jugosllavi nuk arriti ta mposhtë me burgje. Nuk arriti ta thyejë me izolim. Prandaj e zhduku. Por nuk arriti ta zhdukë mendimin e tij.

Ukshin Hoti mbetet ndër figurat që e kuptuan më herët dhe më qartë se liria politike nuk është vetëm çlirim nga shtypja, por edhe e drejtë për ta përcaktuar vetë fatin kolektiv të një populli.

Shkrimet dhe veprat e tij vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e republikës, demokracisë dhe sovranitetit.
Siç shkruante ai Demokracia dhe republika janë në funksion të lirisë.

Në ditëlindjen e tij, e kujtojmë me respekt e mirënjohje, por edhe me zotimin se nuk do të pushojmë së kërkuari të vërtetën për fatin e tij dhe drejtësi për të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës.
Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hoti.

Mendimi i tij mbetet i gjallë. Pyetjet që ngriti mbeten aktuale. Ideali për liri, republikë dhe vetëvendosje vazhdon.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e përmbyll Javën e Lëvizjes në ditëlindjen e Ukshin Hotit dhe e hap në ditën e Lidhjes së Prizrenit. Pra, nga mendimi i Rilindjes kombëtare tek mendimi i Ukshin Hotit.

Ne jemi frymëzuar dhe vijojmë të frymëzohemi nga tezat dhe mendimi i prof. Ukshinit. Dhe do të kujdesemi që brezat e rinjt të aktivistëve ta ndjekin rrugën e njëjtë.

Photos from Ali Dula's post 16/06/2026

Të dashur qytetarë, aktivistë, miq dhe mbështetës,

Lëvizja VETËVENDOSJE në Rahovec është sërish fituese e padiskutueshme me 48.60 %. Ndonëse si kandidat pamjaftueshëm për objektivin e synuar, por kësaj here në mesin e 17 kandidatëve nga të gjitha partitë politike në komunën e Rahovecit, nga votat e përmbledhura në komunën tonë, dola kandidati më i votuar, ndërsa në total kur ka akoma vazhdon numërimi prekim mbi 10.373 ❤️. Ky është një nder dhe vlerësim i madh për mua që do ta mbaj në zemër përjetë.

Rezultati që arritëm nuk është vetëm i imi, por i secilit qytetar që besoi, punoi, kontribuoi dhe qëndroi pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit. Ky rezultat nuk u arrit as me buxhete të mëdha apo me resurse të shumta, por u arrit vetëm me dashni, sinqeritet, punë të ndershme, respekt të ndërsjellë dhe me përkrahjen e jashtëzakonshme të qytetarëve tanë. Edhe më domethënëse është fakti se kjo mbështetje u dëshmua në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare.

Përulem me mirënjohje para secilit votues, para çdo aktivisti që trokiti në dyer, para çdo biznesi që na dëgjoi e mirëpriti, para çdo mbështetësi që foli mirë për ne dhe para çdo familjeje që na hapi derën dhe zemrën.

Faleminderit pafundësisht! Ky besim do të mbetet motivimi im më i madh për të vazhduar të punoj me përkushtim, ndershmëri dhe dinjitet për Rahovecin dhe për gjithë qytetarët tanë.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Ali Dula

Photos from Ali Dula's post 14/06/2026

14 Qershori, Çlirimi i Rahovecit

Rahoveci me rrethinë në çdo periudhë kohore ishte rreshtuar kah liria e kombit. Nga koha e Isë Boletinit njëherit dhe bashkëpunëtor i Musë Rahovecit (Haxhimustafa) e deri te lufta e fundit e UÇK-së së lavdishme, me djemtë e bijat më të mira, armikut i qëndruan sypatrembur. Heronjtë e trima të UÇK-së së lavdishme si Toni, Mici, Avdullahu, Mensuri, Feimi, Bedrushi, Bekimi, Mizahiri dhe shumë të tjerë, rezistenca politike e Dr. Rugovës, patriotë e intelektualë si Mr. Ukshin Hoti, të burgosurit e shumtë politikë e martirë qëndrestarë stolisën faqet e historisë sonë kombëtare. Liria qe shumë e kushtueshme, kurse sakrifica e madhe qoftë për të gjithë gjeneratat e reja që sot frymojnë lirë e që shikojnë drejt prosperitetit shtetërëror e kombëtar.

Sot, së bashku me aktivistë të Lëvizjes në Rahovec, nderuam ata që sakrifikuan më së shumti dhe që dhanë më të shtrenjtën që ne sot ta festojmë këtë ditë.

Gëzuar Dita e Çlirimit të Rahovecit!

Photos from Ali Dula's post 12/06/2026

Pritja shtetërore nga Sh.S. Albulena Haxhiu, u.d. Presidente e Republikës së Kosovës, dhe
Sh.T. Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, me rastin e 27 vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Photos from Ministria e Zhvillimit Rajonal's post 12/06/2026
12/06/2026

21 vjet Lëvizja VETËVENDOSJE!
Bashkë me qytetarin dhe Republikën.

21 vjet Lëvizje VETËVENDOSJE!

Më 12 qershor 2005 u themelua Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Lëvizja jonë lindi në një kohë kur Kosova ishte çliruar nga Serbia, por ende nuk qeverisej plotësisht nga vullneti i popullit të saj. Prandaj, në themel të saj u vendos parimi i vetëvendosjes. E drejta demokratike e një populli për të vendosur vetë për vendin e vet.

VETËVENDOSJE! u formua si lëvizje e rezistencës politike e qytetare. Kundër arbitraritetit të administrimit të zgjatur ndërkombëtar. Kundër privatizimit të egër. Kundër korrupsionit. Kundër pabarazisë. Kundër nënshtrimit të interesit publik ndaj interesave të ngushta.

Ajo u mbështet në traditën politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në idealin e lirisë e të bashkimit. Në rezistencën popullore për çlirim. Në sakrificën e dëshmorëve. Në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga protestat në sheshe, te organizimi në çdo lagje e fshat. Nga aksioni qytetar te përfaqësimi politik. Nga opozita te qeverisja.

Në vitin 2010, VETËVENDOSJE! hyri për herë të parë në Kuvendin e Republikës. Në vitin 2013 fitoi Prishtinën. Për herë të parë, Kryeqyteti u bë qendër e ndryshimit politik e qeverisës. Në vitin 2017 qytetarët e Prishtinës e konfirmuan atë ndryshim me një mandat të dytë dhe fituam Prizrenin.

Në vitin 2019, VETËVENDOSJE! u bë forca e parë politike në vend. Më 14 shkurt 2021, populli i Kosovës i dha fitoren më të madhe zgjedhore në historinë e Republikës. Në zgjedhjet e vitit 2025, qytetarët e konfirmuan sërish si subjektin më të madh politik në vend. Njëjtë dhe me 7 qershor 2026. Sot qeverim 7 komuna, midis tyre dhe Mitrovicën.

Këto fitore nuk erdhën rastësisht. Ato erdhën nga puna e mijëra aktivistëve. Nga besimi i qytetarëve. Nga qëndrueshmëria në parime. Nga bindja se politika duhet t'i shërbejë popullit.

Në qeverisje, Republika ka forcuar sovranitetin e saj. Ka shtrirë ligjshmërinë në çdo cep të vendit. Ka rritur mbështetjen për familjet. Për studentët. Për pensionistët. Për lehonat. Për fëmijët. Për prodhuesit vendorë.

Ushtria e Kosovës është më e fortë. Ekonomia është më e qëndrueshme. Punësimi është rritur. Eksportet kanë shënuar rritje. Investimet publike janë zgjeruar. Sundimi i ligjit është forcuar.
Për 21 vjet, VETËVENDOSJE! ka dëshmuar se Republika nuk ndërtohet për një ditë. Ajo ndërtohet çdo ditë. Me punë. Me organizim. Me dije. Me drejtësi. Me demokraci.

Sepse për ne, Republika nuk është vetëm formë shteti. Republika është barazi para ligjit.
Republika është zhvillim për të gjithë.
Republika është sovranitet popullor.
Republika është vetëvendosje.

Organizata jonë nuk njeh lodhje. Ne kemi si parim operativ punën dhe ndershmërinë. Shërbimin për idealin kombëtar dhe modelin e lëvizjeve kombëtare që ka pasur në çdo etapë historike populli shqiptar.

Horizonti ynë i veprimit është zhvillimi i pandalshëm i Kosovës dhe shqiptarëve kudo ku janë.

Ne jemi pjesë dhe vazhdimësi e historisë së përpjekjeve të popullit shqiptar. Prandaj nuk ndalemi, nuk ndalojmë.

21 vjet Lëvizje VETËVENDOSJE!
Për Republikën. Për popullin. Për të ardhmen.

11/06/2026

Mërgata, forca e pathyeshme e ndryshimit, që me përkushtim, dashuri për atdheun dhe mbështetje të palëkundur po i jep krah zhvillimit dhe vizionit të Lëvizjes Vetëvendosje!

Photos from Saranda Bogujevci's post 10/06/2026

🏚️ Vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë kullë të Hajrullah Çantës në Rahovec.

Want your business to be the top-listed Government Service in Rahovec?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rahovec
21000