12/06/2026
12 Qershori, Ditë Krenarie dhe Mirënjohjeje
Në shënim të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Shtimes, sot bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shtime, në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Mollopolc.
Me respekt e mirënjohje të përhershme kujtojmë dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot. Vepra dhe sakrifica e tyre mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Gëzuar 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Shtimes!
07/06/2026
Faleminderit, Shtime!
Shprehim mirënjohjen tonë për secilin qytetar që mori pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit, duke kontribuar në një proces demokratik dhe dinjitoz.
Falënderojmë të gjithë mbështetësit, aktivistët dhe votuesit për besimin dhe angazhimin e treguar.
Angazhimi ynë për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit, si dhe për t’i përfaqësuar denjësisht interesat e tyre, do të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Shtime
06/06/2026
Sonte përmbyllet fushata zgjedhore, pas një rrugëtimi të mbushur me takime, bashkëbisedime dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët.
Më 7 qershor, së bashku i themi: Stop krizës, ndrysho Kosovën!
Mbështetni Partinë Demokratike të Kosovës Nr. 125 dhe kandidatin për deputet nga Shtimja, Rrahman Jakupi, Nr. 45.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen!
05/06/2026
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë,
Për pjesëmarrje në Tubimin Përmbyllës të PDK-së në Prishtinë, organizohet transport nga Shtimja.
📍 Vendi i nisjes: Para kafiterisë Ozo Bar, Shtime
🕕 Ora e nisjes: 18:00
📅 Data: 6 Qershor
Ftoheni të bashkoheni në këtë tubim përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Së bashku për ndryshim.
Stop krizës – Ndrysho Kosovën!
04/06/2026
Drejt ditës së vendimit, energji dhe besim për fitore
Energjia dhe përkushtimi i ekipit në takimin mobilizues po e çojnë mesazhin e qartë: vetëm me unitet dhe vendosmëri arrihet fitorja finale më 7 qershor.
Në selinë e Partia Demokratike e Kosovës në Shtime u diskutua rruga përpara dhe angazhimi i secilit për ndryshim të vërtetë.
Voto Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 125!
✅ Për Kryeministër, voto Bedri Hamza me numër 1.
✅ Për deputet, voto Rrahman Jakupi me numër 45.
02/06/2026
Kosova nuk u ndërtua nga njerëz që zgjodhën rrugën më të lehtë.
Ajo u ndërtua nga burra dhe gra që në momentet më të vështira morën përgjegjësi.
Sot, Kosova nuk ka nevojë për zhurmë, përçarje e kriza të pafundme.
Ka nevojë për seriozitet, për vendimmarrje dhe për njerëz që e vendosin interesin e shtetit mbi gjithçka tjetër.
Më 7 qershor, zgjedhja nuk është vetëm për një mandat.
Është zgjedhje për drejtimin që do të marrë Kosova në vitet që vijnë.
Sepse shteti nuk mbahet me fjalë.
Shteti mbahet me përgjegjësi.
02/06/2026
Përkujtim për dëshmorin e kombit Milaim Beha
Sot u bënë 27 vite që nga rënia heroike e luftëtarit trim të UÇK-së Milaim Beha nga Carraleva.
Milaimi si shumë shokë tjerë në kohë të vështira është kthyer nga mërgimi për t'u rreshtuar në radhët e UÇK-së duke mos e kursyer as jetën.
Shembujt si të Milaimit na bëjnë krenarë dhe të vetëdijshëm për vlerat tone dhe se liria nuk është fituar pa sakrificën e tyre.