18/06/2026
Mysafirët e radhës në bibliotekën tonë ishin nxënësit e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kombit” nga fshati Vraniq. Gjatë vizitës, ata u njohën me ambientet e bibliotekës, fondin librar dhe shërbimet që ofron biblioteka për lexuesit. Përmes bisedave dhe aktiviteteve të ndryshme, nxënësit shfaqën interesim dhe kureshtje për botën e librit dhe rëndësinë e leximit.
11/06/2026
Vizita në qytetin e Lezhës u mundësua falë bashkëpunimit me Drejtorin e Arsimit, z. Remzi Bajselmani dhe Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, znj. Donjete Kabashi.
Një falënderim i veçantë për Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”, përkatësisht z. Naser Gashi, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në realizimin e kësaj vizite.
09/06/2026
Drejtoresha e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, znj. Donjete Kabashi së bashku me stafin e biblitekës dhe anëtarët e Klubeve të Leximit, shkrimtarë, lexues dhe bashkëpunëtorë vizituan Bibliotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë dhe institucione të tjera kulturore, si Galerinë e Artit, Muzeun Etnografik, Obeliskun dhe Memorialin e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Gjatë kësaj vizite u pritëm nga Drejtori i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, z. Keler Sufja, si dhe nga udhëheqësi Paulin Zefi, së bashku me zyrtarë të tjerë, të cilët na shoqëruan dhe na njohën me historinë, rëndësinë dhe vlerat kulturore e historike të këtyre institucioneve. Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për njohje, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit kulturor ndërmjet institucioneve tona.
05/06/2026
Ne patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Greikocit”, të cilët vizituan Bibliotekën e Qytetit “Hajdin Berisha”.
Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me ambientet e bibliotekës, fondin librar dhe shërbimet që ofron biblioteka për lexuesit e të gjitha moshave. Ata treguan interesim të madh për librat dhe aktivitetet që zhvillohen në bibliotekë, duke e bërë këtë vizitë sa edukative aq edhe të këndshme.
Faleminderit nxënësve dhe mësimdhënësve për vizitën. Dyert e bibliotekës sonë mbeten gjithmonë të hapura për të gjithë ata që duan librin, dijen dhe leximin.
02/06/2026
KONKURS LETRAR
Thirrje per aplikim⬇️
01/06/2026
Së bashku me mësueset Ganimete, Blerina dhe Adelina të klasave parashkollore të Shkollës Fillore “Destan Bajraktari”, zhvilluam aktivitetin “Përrallat na bashkojnë”.
Në këtë aktivitet, nënat e fëmijëve lexuan përralla për ta, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë. Pas leximit, fëmijët ngjyrosën ilustrime të lidhura me përmbajtjen e përrallave, duke shprehur kreativitetin dhe imagjinatën e tyre. Në fund të aktivitetit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata mirënjohjeje për pjesëmarrjen e tyre. Kjo ishte një përvojë e bukur që forcoi lidhjen mes fëmijëve, prindërve dhe librit.
Gëzuar 1 Qershorin!
28/05/2026
Në ambientet e bibliotekës u mbajt promovimi i librit “Populli ynë” – Nga zëri i një 14-vjeçareje me autore të re Eliza Grulaj.
Ky promovim solli emocione të veçanta dhe dëshmoi edhe një herë fuqinë që ka fjala e shkruar tek të rinjtë. Përmes këtij libri, Eliza sjell këndvështrimin dhe ndjenjat e një vajze të re për historinë, popullin dhe identitetin tonë.
Të pranishmit patën mundësinë të njihen më afër me autoren dhe mesazhet që përcjell libri, ndërsa aktiviteti u shoqërua me diskutime, reflektime dhe vlerësime pozitive për talentin e saj.
Biblioteka jonë do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë krijimtarinë e të rinjve, duke i dhënë hapësirë zërave të rinj që premtojnë shumë për të ardhmen.
25/05/2026
Të dashur lexues,
Të enjten në ora 14:00 do të mbahet promovimi i librit të parë “Populli ynë” nga autorja Eliza Grulaj.
Mirë se vini!