NPL Eko-Theranda

NPL Eko-Theranda

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from NPL Eko-Theranda, Public & Government Service, Rruga Brigada 123 nr. 2, Suharekë.

Photos from Komuna Suharekë's post 25/06/2026

NPL EKO-THERANDA vazhdon të forcojë kapacitetet për një qytet më të pastër dhe më të mirëmbajtur! 🌿🚛

Përkushtimi ynë për një ambient të pastër dhe shërbime cilësore vazhdon çdo ditë. Krahas intensifikimit të aktiviteteve në ditët e fundit, ku ekipet tona janë angazhuar në pastrimin e rrugëve edhe gjatë orëve të natës, si dhe në mirëmbajtjen e hapësirave publike, sot kemi edhe një lajm shumë të mirë.

NPL EKO-THERANDA mirëpret furnizimin me pajisje moderne, të cilat do të rrisin ndjeshëm efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojmë për qytetarët.

Ky investim është mundësuar nga aksionari ynë – Komuna e Suharekës, të cilën e falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në zhvillimin e ndërmarrjes sonë.

Me pajisje bashkëkohore dhe me angazhimin e pandërprerë të stafit tonë, do të jemi edhe më të gatshëm t'u përgjigjemi nevojave të qytetarëve, duke kontribuar në një Suharekë më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirëmbajtur.

Faleminderit të gjithë punëtorëve tanë për përkushtimin e tyre, si dhe qytetarëve për bashkëpunimin dhe kujdesin ndaj mjedisit.

Së bashku për një Suharekë më të pastër! ♻️

Photos from NPL Eko-Theranda's post 12/06/2026

NPL "EKO-THERANDA" – Në shërbim të qytetit çdo ditë !

Me rastin e shënimit të 13 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Suharekës, ekipet e NPL "EKO-THERANDA" janë të angazhuara intensivisht në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të përditshme, duke kontribuar në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave publike në të gjithë territorin e komunës sonë.
Përveç aktiviteteve të rregullta në terren, gjatë ditëve të fundit vëmendje e veçantë i është kushtuar rregullimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes së parqeve, hapësirave publike, varrezave të dëshmorëve, memorialeve dhe lapidarëve të heronjve tanë, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë që e gëzojmë sot.
Falënderojmë të gjithë punëtorët tanë për përkushtimin dhe angazhimin e pandërprerë, si dhe qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e mjedisit.

Urime 13 Qershori – Dita e Çlirimit të Suharekës!

Photos from NPL Eko-Theranda's post 21/05/2026

Pavarësisht reshjeve të kohëpaskohshme të shiut, të cilat kanë vështirësuar realizimin e kositjes së rregullt të barit, ekipet e NPL EKO-THERANDA kanë vazhduar angazhimin maksimal në mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave publike.

Gjatë këtij muaji, punëtorët tanë kanë qenë të angazhuar në kositjen dhe pastrimin e sipërfaqeve publike, mirëmbajtjen e parqeve, trotuareve, hapësirave të gjelbra dhe zonave të tjera me interes për qytetarët.

Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, po kujdesemi që qyteti dhe fshatrat tona të jenë sa më të pastra dhe më të rregulluara për të gjithë qytetarët.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, ndërsa ekipet tona do të vazhdojnë punën me intensitet sa herë që kushtet atmosferike e lejojnë këtë.

Photos from NPL Eko-Theranda's post 08/05/2026

🌿🚜 Me rritjen e temperaturave gjatë ditëve të fundit, janë shtuar edhe sipërfaqet që kërkojnë kositje dhe mirëmbajtje. Andaj, punëtorët tanë janë angazhuar maksimalisht në pastrimin dhe kositjen e hapësirave të ndryshme publike në qytet dhe fshatra, përfshirë Varrezat e Dëshmorëve, varrezat e qytetit, parqet dhe hapësirat tjera publike.

Në aksionin e fundit, NPL EKO-THERANDA po ndihmohet edhe nga një ekip i jashtëzakonshëm i KRM EKO-REGJIONI, të cilët po japin kontribut të madh në realizimin e këtyre aktiviteteve. Për këtë, i falënderojmë shumë për ndihmën dhe bashkëpunimin korrekt e profesional.

Angazhimi ynë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbajtjes së qytetit dhe hapësirave publike sa më të pastra dhe të mirëmbajtura për të gjithë qytetarët. 🌱♻️

Photos from NPL Eko-Theranda's post 27/04/2026

🌿 Aktivitetet e muajit Prill 🌿

Muaji prill ka qenë i mbushur me angazhim dhe punë intensive në shërbim të mirëmbajtjes së hapësirave publike në qytet dhe në fshatra.

Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor ka qenë në:
✔️ Kositjen e sipërfaqeve të gjelbra në zonat urbane dhe rurale
✔️ Mirëmbajtjen e parqeve, rrugëve dhe hapësirave publike
✔️ Kujdesin e vazhdueshëm për ambient më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët

Falë përkushtimit të ekipeve tona, kemi arritur të krijojmë një mjedis më të këndshëm dhe më të mirëmbajtur për të gjithë.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Së bashku, vazhdojmë të kontribuojmë për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër 🌱

Photos from NPL Eko-Theranda's post 23/04/2026

🌍 22 Prilli – Dita e Tokës 🌱

Sot, në shënim të Ditës së Tokës, nxënës nga të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës, së bashku me institucionet lokale, janë bërë pjesë e një aksioni të përbashkët për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe Policia, klubet sportive, KRM EKO-REGJIONI, Qendra e Biznesit Suharekë dhe NPL EKO-THERANDA.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, Nënkryetarja e Komunës, znj. Arta Gashi, drejtorët komunal, perfaqesues te bizneseve, Komandanti i Stacionit të Policisë, z. Safet Hoxha, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Eko-Therandës Bujar Kuçi, të cilët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar.

Të gjithë nxënësit dhe pjesëmarrësit në aksion u vlerësuan për punën e bërë dhe u inkurajuan që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e ambientit në të gjitha hapësirat publike.

Së bashku për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër! 🌿

22/04/2026
20/04/2026

NPL EKO-THERANDA i bashkohet thirrjes së Komunës së Suharekës për aksionin:
“Bashkë pastrojmë Suharekën!”

Ftojmë të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për mjedisin tonë. Kujdesi për ambientin është përgjegjësi e përbashkët dhe çdo kontribut, sado i vogël, bën ndryshim të madh.

♻️ Le të tregojmë që e duam qytetin tonë duke e mbajtur të pastër!

Qyteti i kampionëve duhet të duket gjithmonë si kampion.💚🌎☘️

Bëhu pjesë e ekipit që e mban Suharekën pastër. 🧤♻️

Photos from NPL Eko-Theranda's post 11/04/2026

Pas largimit të mbeturinave nga kolegët tanë të KRM “EKO-REGJIONI”, ekipet tona kanë vazhduar me larjen dhe pastrimin e detajuar të këtyre zonave, duke siguruar një ambient më të pastër, më të shëndetshëm dhe më dinjitoz për të gjithë qytetarët.
Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, çdo ditë po bëjmë hapa konkret drejt një mjedisi më të mirë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Suharekë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rruga Brigada 123 Nr. 2
Suharekë
23000