12/06/2026
Urime dhe suksese bashkëvendasit Krenar Prebrezës për hapjen e biznesit të ri, MARA Auto Larje 24/7! 🎉🚗
Një investim i ri dhe modern për komunitetin tonë, që ofron shërbim cilësor 24 orë në ditë. I urojmë punë të mbarë, shumë klientë dhe suksese të vazhdueshme në këtë rrugëtim biznesi. 👏
📍 Vragoli – afër Shell-it.
01/06/2026
🎉 Sot hap dyert lokali më i ri në Vragoli! 🎉
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë për hapjen e Furra Pizzeria “ERIKA” Bakery, një ambient modern dhe i ngrohtë ku do të gjeni bukë të freskët, produkte të pjekura me cilësi, pica të shijshme dhe shumë specialitete të tjera.
✨ Ambient i ri
✨ Produkte të freskëta çdo ditë
✨ Shërbim cilësor dhe mikpritje familjare
Ju ftojmë të na vizitoni dhe të bëheni pjesë e kësaj dite të veçantë. Faleminderit për besimin dhe mirë se vini në adresën tuaj të re të shijes në Vragoli!
📍 Furra Pizzeria “ERIKA” Bakery – Vragoli
🎊 Hapja zyrtare sot!
Ju presim me kënaqësi! 🍕🥖☕️🥐
Magjistralja Prishtinë-Pejë
28/05/2026
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.”
Më datë 27.05.2026 ka ndërruar jetë Lumni (Azem) Lluzhnica .
Varrimi bëhet sot më datë 28.05.2026 ne ora 13:00 në varrezat e fshatit Vragoli.
Allahu e pastë mëshiruar me xhenet, e familjes ia shtoftë durimin.
27/05/2026
Gëzuar Kurban Bajrami!
Paqe, shëndet dhe begati në familjen tuaj.
13/05/2026
Syri loton, zemra pikëllohet, mirëpo ne nuk themi asgjë tjetër, përpos asaj që Allahu është i kënaqur!
Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun!
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Të nderuar miq, farefis dhe dashamirë ju njoftojm se ka ndëruar jetë Zejnepe Orllati bashkëshortja e Driton Orllatit .
Varrimi do të bëhet me 13.05.2026 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Vragoli.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhennetin Firdeus
09/05/2026
Me kënaqësi dhe krenari të veçantë, e urojmë hoxhën tonë Besmir Sllamniku për diplomimin e tij në Al Qasimia University.
Lusim Allahun e Madhëruar që dijen e fituar ta bëjë të dobishme për fenë, familjen dhe shoqërinë, ta bekojë në rrugën e dijes dhe ta bëjë prej atyre që punojnë me atë që mësojnë.
Urime diplomimi dhe suksese të vazhdueshme në jetën akademike dhe fetare!
يَرْفَعِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ وَٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْعِلْمَ دَرَجَـٰتٍ ۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.
El-Muxhadile : 11