25/06/2026
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, 25.06.2026
Seanca e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë më 25.06.2026 Seancat e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë
Faqja Zyrtare e Komunës së Vushtrrisë Tel: 080042000 (pa pagesë për thirrjet brenda Kosovës)
25/06/2026
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, 25.06.2026
Seanca e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë më 25.06.2026 Seancat e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë
24/06/2026
Barnatoret kujdestare gjatë të dielave për muajin korrik 2026
24/06/2026
Kryetari Idrizi viziton drejtorin e ri të Spitalit “Sheikh Zayed”
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot drejtorin e ri të Spitalit “Sheikh Zayed”, Mrsc.Ph Besim Muzaqi, të cilin e ka uruar për zgjedhjen në pozitën e drejtorit.
Me këtë rast, kryetari Idrizi i ka uruar drejtorit punë të mbarë dhe shumë suksese në udhëheqjen e këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor, duke i ofruar njëkohësisht bashkëpunim të plotë institucional.
“Drejtorit Muzaqi i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë institucional, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të kujdesit sa më cilësor për qytetarët e Vushtrrisë. Urime dhe punë të mbarë”, deklaroi kryetari Idrizi.
23/06/2026
23/06/2026
Vushtrria Code Fest – Edicioni i tretë
Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, sot u mbajt ngjarja kryesore e teknologjisë, inovacionit dhe kreativitetit, “Vushtrria Code Fest”, e organizuar nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Innovation Academy.
Nxënësit prezantuan projektet e tyre inovative në fushën e teknologjisë, programimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Secili projekt i prezantuar dëshmoi përkushtimin, punën dhe kreativitetin e të rinjve tanë, duke treguar potencialin e madh që ata kanë në ndërtimin e së ardhmes digjitale.
Ky edicion i “Vushtrria Code Fest” u organizua nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili theksoi se Komuna do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla, ku të rinjtë shfaqin talentin, kreativitetin dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Secili projekt i prezantuar sot ishte dëshmi e punës, përkushtimit dhe vullnetit të madh të nxënësve tanë për të mësuar, krijuar dhe sjellë ide të reja. Përmes robotikës, programimit, inteligjencës artificiale dhe zgjidhjeve të tjera inovative, ata po tregojnë se janë të gatshëm të përballen me sfidat e së ardhmes. Komuna e Vushtrrisë do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla, sepse besojmë se investimi në të rinjtë, në dije dhe në teknologji është investimi më i sigurt për të ardhmen e qytetit dhe vendit tonë”, u shpreh Kryetari Idrizi.
23/06/2026
Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 26.05.2026;
2. Draft-Korniza Afatmesme (KAB) për vitet 2027-2029;
3. Informatë rreth procedurës së legalizimit të objekteve pa leje për vitin 2025;
4. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit nr. 394/19, të datës 31.10.2019 për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
22/06/2026
TELEGRAM NGUSHËLLIMI I KRYETARIT Z. FERIT IDRIZI PËR FAMILJEN PARDUZI
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Parduzit, punëtor i shkollës “Ali Kelmendi”.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Parduzi, kolegëve të tij dhe gjithë komunitetit shkollor. Avdullah Parduzi do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe angazhimin e tij.
Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë
22/06/2026
VUSHTRRIA CODE FEST 2026 🚀
Edhe këtë vit, ngjarja kryesore e teknologjisë, inovacionit dhe kreativitetit në Vushtrri organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.
Për dy ditë me radhë, qyteti ynë do të shndërrohet në qendrën e ideve, projekteve dhe talenteve të reja që po ndërtojnë të ardhmen.
📅 23 Qershor
💡 Panairi i Projekteve të Nxënësve
📍 Shtëpia e Kulturës, Vushtrri
Njihuni nga afër me projektet inovative të nxënësve, zgjidhjet teknologjike, robotikën, inteligjencën artificiale dhe kreativitetin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë.
📅 24 Qershor
🏆 GALA NIGHT – Ceremonia e Ndarjes së Shpërblimeve
📍 Sheshi i Qytetit, Vushtrri
Një mbrëmje festive ku do të kurorëzohen talenti, puna dhe suksesi i pjesëmarrësve më të dalluar të festivalit.
Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni për të festuar inovacionin, teknologjinë dhe gjeneratën që po formëson të ardhmen e Kosovës!
21/06/2026
Na pikëlloi të gjithëve lajmi për ndarjen nga jeta e të riut vushtrrias, Drilon Meniqi.
Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Meniqi, miqve dhe gjithë të afërmve të tij, duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e parakohshme të Drilonit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë
20/06/2026
Sot po mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026, një moment i rëndësishëm në rrugëtimin arsimor të maturantëve tanë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri u uron suksese të gjithë maturantëve me besimin se puna, përkushtimi dhe angazhimi i tyre shumëvjeçar të kurorëzohen me rezultate të mira dhe të jenë një hap i sigurt drejt realizimit të synimeve të tyre akademike dhe profesionale.
Mirënjohje dhe falënderim për administratorët, komisionerët dhe të gjithë stafin e angazhuar për përkushtimin dhe kontributin në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.
Suksese të gjithëve!
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |