Shmu-2

Shmu-2

Share

Shkollë e Mesme e Ulët

Photos from Shmu-2's post 12/06/2026

Me kënaqësi po përcjellim ecurinë e projektit “Zhvillimi i shkathtësive personale dhe profesionale”, i cili po realizohet nga Qendra Rinore “Hareja” në kuadër të programit ReLOaD 3.
Në shkollën tonë deri më tani janë zhvilluar me sukses dy module trajnimi, me pjesëmarrjen e 50 nxënësve, të cilët kanë pasur mundësinë të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre personale e profesionale. Gjatë gjithë procesit, nxënësit janë shoqëruar dhe mbështetur nga arsimtari Jeton Sallahu.
Falënderojmë sinqerisht Qendrën Rinore “Hareja” për bashkëpunimin e shkëlqyer, përkushtimin dhe mundësitë që po u ofron të rinjve tanë për zhvillim, fuqizim dhe përgatitje më të mirë për sfidat e së ardhmes.
Presim me interes vazhdimin e aktiviteteve dhe rezultate të reja të suksesshme nga ky projekt i rëndësishëm për nxënësit tanë.
# Vushtrri

Photos from Shmu-2's post 11/06/2026

Dhjetë nxënës të shkollës sonë morën pjesë në kampin edukativo-sportiv “Shkolla në Natyrë”, në kuadër të programit “Drejt Malit”.
Gjatë tri ditëve të qëndrimit në natyrë, nxënësit tanë patën mundësinë të zhvillojnë aftësi të reja përmes kampingut, aktiviteteve sportive, punës ekipore, orientimit në natyrë dhe mësimit përmes përvojës praktike.
Kjo përvojë e veçantë i ndihmoi ata të forcojnë ndjenjën e përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe respektit për natyrën, duke krijuar njëkohësisht kujtime të bukura që do t’i mbajnë gjatë në mendje.
Falënderojmë Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe një falënderim për nxënësit tanë për përfaqësimin dinjitoz të tyre dhe arsimtarin përcjellës Zaim Zenuni.

Photos from Shmu-2's post 11/06/2026

Vizita Bashkëpunuese me Shkollat Partnere
Realizuam dy vizita bashkëpunuese në Shkolla Fillore “Naim Frashëri” dhe Shkolla Fillore “Mustafë Venhari”, ku patëm kënaqësinë të pritemi nga drejtoreshat Valbonë Drejta dhe Ferdane Llapashtica.
Këto takime shërbyen për shkëmbimin e përvojave profesionale, diskutimin e praktikave më të mira në menaxhimin dhe organizimin e procesit edukativo-arsimor, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.
Besojmë se partneritetet e tilla krijojnë mundësi të vlefshme për zhvillim profesional, inovacion dhe ngritje të cilësisë në arsim, gjithmonë në funksion të interesit më të mirë të nxënësve tanë.
Falënderojmë drejtoreshat për mikpritjen, gatishmërinë për bashkëpunim dhe frymën pozitive që karakterizoi këto takime.

Photos from Shmu-2's post 09/06/2026

Nxënësit e shkollës sonë sot patën kënaqësinë të jenë pjesë e aktivitetit kulturor dhe edukativ të organizuar me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Muzeut të Vushtrrisë, me temën: “21 interpretime të eksponateve muzeale nga nxënësit në 21-vjetorin e Muzeut”.
Përmes prezantimeve dhe interpretimeve të eksponateve muzeale, nxënësit treguan njohuri, kreativitet dhe interes të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe historinë e qytetit tonë.
Falënderojmë Muzeun e Vushtrrisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Kryetarin e Komunës për mbështetjen dhe organizimin e këtij aktiviteti me vlera të veçanta edukative dhe kulturore.
Urime Muzeut të Vushtrrisë 21-vjetorin e themelimit dhe shumë suksese në misionin e tij për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore!

Photos from Shmu-2's post 03/06/2026

Përfundoi me sukses shëtitja njëditore e nxënësve të klasave të nënta, një aktivitet edukativ dhe argëtues që u zhvillua në atmosferë të shkëlqyer.
Gjatë vizitave në vende me rëndësi historike, kulturore dhe natyrore, nxënësit patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të njohin më nga afër bukuritë e vendit tonë. Me sjelljen e tyre shembullore, kulturën, respektin dhe mirësjelljen e treguar gjatë gjithë ditës, ata na bënë krenarë dhe dëshmuan vlera të larta qytetare.
Kjo shëtitje ishte një përvojë e veçantë edhe për arsimtarët, të cilët së bashku me nxënësit kaluan një ditë të mrekullueshme, të mbushur me bashkëpunim, pozitivitet dhe kujtime të bukura.
Falënderojmë të gjithë nxënësit për sjelljen e tyre të shkëlqyer, arsimtarët për përkushtimin dhe prindërit për besimin dhe mbështetjen. Këto përvoja mbeten pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë edukativ.

03/06/2026

31 Maj – Dita Botërore Pa Duhan
Me rastin e 31 Majit, Ditës Botërore Pa Duhan, arsimtarja e biologjisë Arianë Dobra organizoi një aktivitet edukativ me nxënësit, me qëllim të vetëdijesimit për pasojat e dëmshme të duhanit në shëndet.
Përmes prezantimeve, diskutimeve dhe materialeve informuese, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për ndikimin negativ të duhanit në organizëm dhe rëndësinë e zgjedhjes së një stili jetese të shëndetshëm.

Falënderojmë arsimtaren për angazhimin dhe nxënësit për pjesëmarrjen aktive në këtë aktivitet me vlerë edukative, i cili përcolli mesazhin e rëndësishëm: “Zgjidh shëndetin, thuaji jo duhanit!”. 🚭📚

Photos from Shmu-2's post 01/06/2026

Projekti "Gazeta"
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve , në hollin e shkollës u organizua aktiviteti “Gazeta” , i realizuar në kuadër të lëndës së Gjuhës Shqipe nga mësimdhënëset Merita Barileva, Fitore Krasniqi Pllana dhe Mirsada Lahu.
Gjatë këtij projekti, nxënësit punuan me përkushtim në hartimin e gazetave me tematika të ndryshme , duke shfaqur kreativitet, imagjinatë dhe aftësi të shkëlqyera në të shkruar e hulumtuar . Punimet e tyre përfshinë tema:

Edukative

Kulturore

Argëtuese

Informuese

Këto punime u prezantuan me krenari para nxënësve, mësimdhënësve dhe vizitorëve në hollin e shkollës dhe u mbështeten nga drejtoresha e shkollës .

Ky aktivitet u mundësoi nxënësve të zhvillojnë shkathtësitë e komunikimit, bashkëpunimit dhe mendimit kritik, duke e shndërruar mësimin në një përvojë të këndshme dhe praktike . Përmes punës së tyre, ata dëshmuan talent, përgjegjësi dhe gatishmëri për të ndarë idetë e tyre me komunitetin shkollor .

Photos from Shmu-2's post 26/05/2026

Garat Republikane në Minihendboll – “Sporti në Shkolla”
Gjatë dy ditëve të fundit u zhvilluan me sukses garat republikane në minihendboll për grupmoshat U-12 dhe U-14, në kuadër të programit Sporti në Shkolla. Në këto gara morën pjesë nxënës nga shkolla të ndryshme të Kosovës, të cilët treguan përgatitje të lartë, përkushtim dhe frymë të shkëlqyer sportive.
Në konkurrencë të fortë dhe ndeshje mjaft interesante, ekipet pjesëmarrëse dhanë maksimumin për të arritur rezultate sa më të mira, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e sportit shkollor në edukimin, disiplinën dhe zhvillimin e të rinjve.
🥈 Me krenari ndajmë suksesin e shkollës sonë:
🔹 Vendi i dytë në kategorinë U-12 Femra– SHMU-2 Vushtrri

Shkolla jonë u përfaqësua me gjithsej 4 ekipe:
▪️ U-12 Meshkuj
▪️ U-12 Femra
▪️ U-14 Meshkuj
▪️ U-14 Femra

Urime të gjithë nxënësve për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë dhe arsimtarin e palodhshëm Arben Parduzi.
Mirënjohje për kolegët dhe drejtoreshën e shkollës për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Photos from Shmu-2's post 21/05/2026

Sot, nxënëset tona që fituan vendin e parë në garat e diturisë u dekoruan me mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz.
Me mirënjohje u nderua edhe drejtoresha në emër të shkollës për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj nxënësve dhe procesit arsimor.
Nxënëseve tona të shkëlqyera u urojmë suksese edhe më të mëdha në vazhdim, ndërsa arsimtarët tanë shumë të respektuar i falënderojmë për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e palodhshme.

Photos from Shmu-2's post 17/05/2026

Një numër i konsiderueshëm i arsimtarëve të shkollës sonë morën pjesë në trajnimin “Mentorimi Kolegjial në Arsim”, të organizuar nga Fakulteti i Edukimit, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve për të ofruar arsim cilësor për rezultate të përmirësuara të të nxënit për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjt”, me mbështetjen e UNICEF.

Ky trajnim shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbim përvojash, avancim profesional dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet kolegëve, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të procesit mësimor dhe ngritjes së cilësisë në arsim.

Ne besojmë se vetëm duke investuar dhe kontribuar çdo ditë në zhvillimin tonë profesional, mund të ndërtojmë një arsim më cilësor dhe një të ardhme më të mirë për nxënësit tanë.

Want your business to be the top-listed Government Service in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:10
Tuesday 07:30 - 18:10
Wednesday 07:30 - 18:10
Thursday 07:30 - 18:10
Friday 07:30 - 18:10